Це відео не доступне.
Перепрошуємо.

Ëmbëlsirë greke ( Portokallopita) nga zonja Vjollca

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 18 лют 2021
  • #rrezedielli #reportTV
    Ëmbëlsirë greke ( Portokallopita)
    Përbërësit:
    1 pako peta të holla
    4 vezë
    1 gotë sheqer (180gr)
    Lëkura e dy portokallave
    1 pako sheqer vanilje
    1 gotë vaj
    1 pako pluhur pjekës
    1 gotë kos (250 gr)
    1 portokall të grirë ose lëng
    1 lugë supe miell për lyerjen e tavës dhe 1 portokalle
    Shurupi
    500 gr sheqer
    175 ml ujë ( 1 gotë)
    175 ml lëng portokalli ( 1 gotë)
    1 shkop kanellë
    1/2 lëkurë dhe lëng i limonit
    Përgatitja:
    Fillimisht ngrohim furrën në temperaturë 120 gradë Celsius. Në një tepsi vendosim njëra pas tjetrës petët të rrudhura si një fizarmonkë dhe I vendosim në furrën e parangrohur për 1 orë me qëllim që ato të thahen pa marr ngjyrë.Pasi i nxjerrim petët nga furra I thërrmojnë ato shumë thjesht në një tas. Në një tas tjetër rrahim sëbashku me vezët sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë lëkurën e grirë të 2 portokalleve, vanilje, 1 gotë vaj, pluhur pjekës, kos, 1 portokall të shtrydhur ose të grirë palëkurë të gjtiha këto I përziejmë dhe në fund shtojmë pak nga pak petat e thërrmuarai përziejmë deri sa ato të përthithen komplet, kremin e përgatitur më parë. Lyejmë një tepsi me pak vaj e pudrosim me miell dhe transferojmë në të masën e përgatitur e nivelojmë mirë duke vendosur në sipërfaqe 8 feta portokalli për të dekoruar cdo racion ëmbëlsire. vendosim tepsinë ën furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë që ëmbëlsira piqet vendosim në zjarr shërbetin në tenxhere vednosim 500 gr sheqer, 175 ml ujë, 175 ml lëng portokalli dhe 1 shkop kanellë, lëngu dhe lëkura e ½ limoni e lëmë të ziejë 6 minuta nga momenti I zierjes dhe pasi ëmbëlsirës të bjeri pak temperatura ( të jetë e vakët) shtojmë shërbetin e ngrohtë. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.

КОМЕНТАРІ • 16

  • @renarena1206
    @renarena1206 3 роки тому +4

    Ju lumshin duart te dyja zonjave ,jeni te mbrekullueshme. Ju ndjek nga Greqia

  • @violetadaja8670
    @violetadaja8670 3 роки тому +2

    Te lumshin duart zonja vjollca

  • @user-pk8mu5sr2m
    @user-pk8mu5sr2m Рік тому +1

    Ju lumshin duart të dyjave ju ndjekim shum nga Greqia 💯💯 zoti ju bekoftë kudo që ndodheni 🙋🙏🙏🙏

  • @jolandakristollari6471
    @jolandakristollari6471 3 роки тому +5

    Te lumshin duart moj zonje e nderuar se nje grua e afte besoj jo vetem ne kuzhine por ne çdo aspekt .Une per vete do ta provoj ne fund jave 👏🤩🧿❤

  • @vitoridhimpali7380
    @vitoridhimpali7380 3 роки тому +3

    Te lumte dora

  • @kozisinjari7230
    @kozisinjari7230 3 роки тому +1

    Zonja vjollca je fantastike..zoti te ruajte..me dalin 100 % recetat e tua

  • @erginagjika1930
    @erginagjika1930 2 роки тому +1

    Ju lumshin duart!

  • @ajetagjolena1521
    @ajetagjolena1521 3 роки тому

    Te lumshin duart e arta je unike respekte

  • @endrimuzaka2649
    @endrimuzaka2649 2 роки тому +1

    Po petet duen me vez apo pa veze te lutem me kthe pergjigje te lumshin duart se shum e mir po duke,,❤🥰

  • @erjemekcokcokgyzel6117
    @erjemekcokcokgyzel6117 3 роки тому

    ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

  • @tazehasani7181
    @tazehasani7181 4 місяці тому

    Pershendetje ,
    a nuk e shoh mire a me duket mua se tek grafika keni harruar te shkruani vezet

  • @lenamay1498
    @lenamay1498 3 роки тому +4

    Po vezet, ku jane

    • @vjollcaxhunga8344
      @vjollcaxhunga8344 3 роки тому +1

      Znj.Lina aty i ke ne recete m7nd ti lexosh

    • @vjollcaxhunga8344
      @vjollcaxhunga8344 3 роки тому +2

      Gabimisht nuk jane shkruar ne grafike .Klikoposglhte vidjos Emrin e recetes dhe te del receta e plote me vezet

  • @user-pk8mu5sr2m
    @user-pk8mu5sr2m Рік тому

    Ju lumshin duart të dyjave ju ndjekim shum nga Greqia 💯💯 zoti ju bekoftë kudo që ndodheni 🙋🙏🙏🙏