Shije Shtëpie - Bakllava me kadaif, arra dhe tahin hallvasi nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 10 вер 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    Bakllava me kadaif, arra dhe tahin hallvasi
    1 pako peta të holla për bakllava
    500 gr kadaif
    300 gr gjalpë
    250 gr arra
    300 gr tahin hallvasi
    Pak çokollatë të zezë ose kakao
    Shërbeti
    1 kg sheqer
    750 ml ujë
    2 feta limon
    Fillimisht tresim gjalpin. Vendosim kadaifin në një tepsi, e spërkatim me 3/4 e gjalpit dhe fillojmë ta punojmë kadaifin me të dy duart me qëllim që të lyhet mirë me gjalpë. Pjesën tjetër të gjalpit e përdorim për lyerjen e petëve. Ndërkohë lyejmë tepsinë ku do të përgatisim bakllavanë me pak gjalpë. Shtojmë gjysmat e petëve duke i lyer ato në çdo petë me gjalpë. Më pas mbi petë nivelojmë gjysmën e kadaifit. Mbi kadaifin e shtruar shpërndajmë arrat, hallvasinë e copëtuar dhe nëse preferoni pak çokollatë të zezë ose pak kakao, i jep shumë shije. Mbulojmë arrat dhe hallvasinë me pjesën tjetër të kadaifit të mbetur e më pas e mbulojmë me petët e mbetura duke i spërkatur në çdo petë sërish me pak gjalpë. Në fund e presim bakllavanë më racione katrore, jo romb për arsye se tek rombi na thërrmohet kadaifi. E pjekim në temperaturë 170 gradë për 45-50 minuta deri sa të marrë një ngjyrë të artë të thellë.
    Ndërkohë në një tenxhere vendosim 750 ml ujë dhe 1 kg sheqer. E lëmë të ziejë vetëm 7 minuta. Pas zierjes e sherbetosim kur ëmbëlsira të jetë e vakur dhe sherbeti i nxehtë, 8 minuta pasi ta largojmë nga zjarri.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

КОМЕНТАРІ • 4

  • @gjokagjoka4602
    @gjokagjoka4602 8 місяців тому +1

    Te lumshin duart e gezuar

  • @user-qc7ml4zg2n
    @user-qc7ml4zg2n 8 місяців тому +2

    Të lumshin duart e ajo mëndje e gëzuar

  • @user-bg4nv5fp6j
    @user-bg4nv5fp6j 8 місяців тому +2

    Gezuar festat e te lumshin duart e arta

  • @user-bg4nv5fp6j
    @user-bg4nv5fp6j 8 місяців тому +1

    Gezuar festat e te lumshin duart e arta