Kumbaro nga Saranda Po ju mbyt pisllëku, duhen masa për përballimin e fluksit turistik

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 20 жов 2024
  • Kumbaro nga Saranda Po ju mbyt pisllëku, duhen masa për përballimin e fluksit turistik ‪@SarandaWeb‬
    sarandaweb.net...
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të tureve inspektuese në bregdet, u ndal në Sarandë, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi, ku theksoi se këtë sezon beteja është më e vështirë për shkak të flukseve të larta turistike, prandaj kërkoi angazhimin e policisë bashkiake dhe të gjitha strukturave të pushtetit lokal 24 orë në 24 për mbarëvajtjen e sezonit veror..
    “Po bëjmë një punë të madhe përgatitore me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Bashkinë e Sarandës për të organizuar gjithë sezonin bregdetar që është edhe pjesa më e vështirë e këtij viti. Mendoj që ka ardhur koha që policia bashkiake të luajë rolin që i takon për mirëmbajtjen e mjedisit duke ushtruar monitorim, kontroll, por edhe ndëshkim. Nuk do t’ia dalim dot nëse nuk kemi bashkëpunimin e të gjithëve, por edhe nëse nuk tregohemi të rreptë me marrjen e masave. Nuk ka tolerancë këtu, sepse është fytyra jonë, është fytyra e Shqipërisë”, tha Kumbaro.
    Kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi u shpreh se këtë sezon, për shkak të flukseve më të larta se vitet e kaluara, duhet të jenë edhe masat më të shtuara jo vetëm për pastërtinë, por edhe për mobilitetin e qytetit.
    “Policia bashkiake sapo ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për marrjen e kompetencave të vendosjes së gjobave, sidomos për mobilitetin e qytetit. Shifrat janë 30% më të larta këtë vit, që do të thotë 30% më shumë mbetje, 30% më shumë mjete, prandaj jemi të detyruar të marim masa.”
    Kumbaro shtoi se këtë vit sfida me mbetjet dhe inertet do të jetë më e madhe në të gjithë vendin.
    “Është sfida jonë në të të gjithë Shqipërinë. Kemi tre vite që e themi që Shqipëria është çdo ditë e më e pastër, por unë besoj që sfidën më të madhe do ta kemi për shkak të fluksit turistik. 10.1 milionë turistë pritëm vitin e kaluar dhe kemi qenë në një betejë me çdo kosh, me çdo qese dhe sidomos me inertet.”
    Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Bregdetit që do të mbështesë bashkinë e Sarandës në menaxhimin e mbetjeve gjatë muajve të pikut të sezonit, nga data 15 qershor deri më 15 shtator, duke dyfishuar kapacitetet pastruese të Sarandës.
    Saranda Web - Rrjeti më i madh informues & promovues - Saranda News & Info - Gjithçka rreth Sarandës
    Website - sarandaweb.net/
    Facebook / sarandaweb.net
    Instagram / sarandaweb
    Email sarandaweb@gmail.com
    #sarandaweb
    #sarandawebtv

КОМЕНТАРІ • 20

  • @kelly33SR
    @kelly33SR 5 місяців тому +10

    bla bla bla!

  • @alisalis3517
    @alisalis3517 5 місяців тому +4

    Saranda ime e bukur duhet duhet pastruar se e Kane lene pas Dore. Nuk ka qene kurre Saranda keshtu po Tani Jane mbledhur dhe e Kane bere gjithe pislleqe🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Love SARANDA❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

  • @rolandbino2794
    @rolandbino2794 4 місяці тому +3

    Kaq tragjedi , shteti duhet te kishte investuar ne makineri ,paisje per pastrimin , gjelberimin e sigurine dy gjera qe kurre su bene njehere se mbari turp e fatkeqesi vec pergjegjes ska

  • @FloridaZeinati
    @FloridaZeinati 4 місяці тому +2

    Haaaaa

  • @IlirIdrizi-mx6qf
    @IlirIdrizi-mx6qf 5 місяців тому +5

    Uje mo ... 24 ore ne 24 ore Jo 24 ore ne 24 dite

  • @kastriotkatsi9465
    @kastriotkatsi9465 5 місяців тому +4

    Zonja Ministre ju lutem jo shume llafollogji por pune. Duam uje dhe pasterti.

    • @Gerico9008
      @Gerico9008 3 місяці тому +1

      😅 të presësh nga këta është çështje fati si të bie llotaria

  • @dashamirjahja5210
    @dashamirjahja5210 5 місяців тому +4

    Duket sicur keni dal per foto

  • @steliokuci4604
    @steliokuci4604 5 місяців тому +4

    Saranda pa rrug pa uje pa drita turp Bistrica shkon ne Dete dhe Saranda ska uje

    • @ChristosTsatis
      @ChristosTsatis 5 місяців тому

      Bistricen ia kemi falur pronarit turk Gurum ..Dy H/C me burime natyrore uji vetem per 20 milion dollare kur nje nenstacion krahinor kushton mbi 70 milion dollare..

  • @elisabetagerbi3353
    @elisabetagerbi3353 3 місяці тому

    😅😅😅😅😅😅😋

  • @blerimkasa2183
    @blerimkasa2183 3 місяці тому

    Burime ujore per 10 milion banore,e uje ne shtepi mungojn shpesh,pastertia eshte me hope e jo e rregullt

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 4 місяці тому

    ekselente zonja ministre respekte ka mendje te menqur e dije cfar eshte turizmi elitar per te sjellur turiste me elitar duhet te jete me standarde europiane qyteti