Çfarë armësh do të blejë Shqipëria? Ekspertët nuk e mohojnë mundësinë e luftës - Shqipëria Live

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 20 жов 2024
  • Vitet e fundit në Shqipëri janë rritur investimet në sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
    Brenda 10 vitesh synohet të arrihet niveli 2.8 % i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033 i cili është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave, synon investimin në disa drejtime siç janë në rinovimin e bazave ushtarake, ndërtimin e bazave të reja, investime në teknologji dhe sidomos investime të forca njerëzore
    “Kjo vjen pasi agresioni rus ndaj Ukrainës ka thyer normat dhe parimet e sovranitetit kombëtar të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka rikthyer luftën në Evropë. Nuk përjashtohet mundësia e një sulmi konvencional kundër vendeve aleate në NATO-s apo që kjo luftë të ketë efekt domino edhe në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, edhe në vijimësi të rishikimit të dokumenteve të tjera strategjikë (SSK, SU) lindi nevoja e rishikimit të kapaciteteve ushtarake të nevojshme për mbrojtjen e vendit, sigurimin e qëndrueshmërisë kombëtare, si dhe kapacitetet për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s”, thuhet në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033.
    Gazetar: Luçiana Hulej
    Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel.
    Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça
    Autore: Eralda Kenaj
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #ShqiperiaLive#TopChannel

КОМЕНТАРІ • 18