KUMBARO NË KSAMIL: PLAZHET UA DHAMË TË GJITHA PRIVATËVE, POR KEMI HALLIN E ZHURMAVE DHE PLEHRAVE

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 20 тра 2024
  • KUMBARO NË KSAMIL: PLAZHET UA DHAMË TË GJITHA PRIVATËVE, POR KEMI HALLIN E ZHURMAVE DHE PLEHRAVE ‪@SarandaWeb‬
    sarandaweb.net/kumbaro-ne-ksa...
    Ksamili ishte ndalesa e radhës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit për të monitoruar dhe komunikuar me aktorët e pushtetit lokal, biznesit dhe turoperatorët mbi problemet kryesore për mbarëvajtjen e sezonit turistik bregdetar.
    Ministrja ndaloi pranë hoteleve dhe bizneseve të zonës duke theksuar rëndësinë e organizimit estetik, pavarësisht faktit se janë hapësira private si dhe respektimin e orareve për hedhjen e mbetjeve nga bizneset.
    “Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi nisur përgatitjen e modeleve të gardheve etetike për të ndarë hapësirat publike nga ato private. Është shumë i rëndësishëm komunikimi me komunitetin dhe bizneset për të mbajtur një hapësirë private të mirëorganizuar. Sfida tjetër është me kantieret e hapura të lëna përgjysmë që janë dëshmitarë të tradicionit të viteve që lamë pas dhe na duhet t’i mbulojmë. Meraku tjetër janë mbetjet dhe pa një komunikim të përditshëm me bizneset nuk mundemi që të investojmë për të mbajtur pastër dhe më pas t’i nxjerrin mbetjet nga dera orë e pa orë. Me marrjen e kompetencave nga policia bashkiake për të vendosur gjoba mjedisore, nuk duhet të tolerohet sepse për një biznes që i menaxhon keq mbetjet e veta, merr kostot gjithë Ksamili e Saranda”
    Më tej, ministrja Kumbaro inspektoi një prej plazheve të Kasmilit, ku ka përfunduar gjithë procesi i organizmit të stacioneve të plazhit, duke u ndalur tek rëndësia e administrimit të zhurmave gjatë periudhës së pikut, nisur nga fakti që plazhet janë populluar që prej fillimit të muajit maj dhe flukset parashikohen 40% më të larta se një vit më parë.
    “Hartëzimi i zhurmave në territorin e bashkisë është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar ku mund të ketë aktivitete që mund të lejohet muzika edhe gjatë natës dhe ku duhen respektuar oraret dhe deicibelët. Kemi kërkuar edhe nga Policia e Shteti që ka kompetencën kryesore gjatë sezonit turistik për muzikën e lartë dhe zhurma, por edhe bashkive që të pajisen me mjetet matëse të akredituara të zhurmës. Policia duhet të jetë në territor të siguruar këtë ekuilibër të bashkëjetesës midis familjarëve dhe dëshirës së të rinjve për ambiente me muzikë”, përfundoi minsitrja Kumbaro.
    Ministrja Kumbaro do të vijojë me inspektimet në Vlorë dhe bashkitë e tjera bregdetare me qëllim monitorimin dhe komunikimin për garantimin e standardeve për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

КОМЕНТАРІ • 27

  • @user-yd9fw8yq2z
    @user-yd9fw8yq2z 2 місяці тому +13

    Po nga i gjetet qe i privatizuat ,nga pronat e semes ?

  • @sarandavlora7414
    @sarandavlora7414 2 місяці тому +7

    Ua dhat plazhet privateve ,te paguajne cadrat dhe sheslogjet dhe nje kafe turke 4000 lek te vjetra,zonja ministre .

  • @MilanoValencia-dx3my
    @MilanoValencia-dx3my 2 місяці тому +5

    Po koshat te vegjel gjate shetitorets,a do vendosen kosha te vegjel?

  • @evladifat6322
    @evladifat6322 2 місяці тому +3

    Po telat elektrike?

  • @GjergjiNNikolla1952
    @GjergjiNNikolla1952 2 місяці тому +2

    Flisni sikur jeni pronarë të shqiperisë ; jepni troje ku të doni , vini dhe emra të çuditshëm rrugëve !

  • @sancarlo-url
    @sancarlo-url 2 місяці тому +1

    Si ja dhatë privatëve , me koncesion , apo me bakshish . Privatit i keni vjelur në rrugë arbitrare me mirkuptim , 100,000 ero cdo 1,000m2 tokë

  • @agrongjoka5783
    @agrongjoka5783 2 місяці тому +3

    mos harroni me vu gardhet ne plazhe

    • @Gerico9008
      @Gerico9008 2 місяці тому +1

      Gardhe me gjëmba dhe tela elektrikë duhen për njerëzit që s’duan të paguajnë.

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 2 місяці тому +1

    hoteli me mbeturinat afer nuk shkon me maldivet e europes por me standardin e afrikes

  • @evladifat6322
    @evladifat6322 2 місяці тому +1

    Përgëzime estetika e syrit dhe pastërtia dhe ushqimi janë gjërat që e bëjnë vendin të bukur.

  • @klajdipinderi6223
    @klajdipinderi6223 2 місяці тому +2

    ta ka dhene joteme ty shkerdhat

  • @sarandavlora7414
    @sarandavlora7414 22 дні тому

    Po i solli l plazhet kryetari dhe ministrja nga pronat e babait .😮

  • @Gerico9008
    @Gerico9008 2 місяці тому +4

    Vini emrin rruga e maskarenjve

  • @JoseLuis-ex6ow
    @JoseLuis-ex6ow 2 місяці тому +1

    Vk