PSE NUK HA TI NENE? - poezi nga Fatos Fidani, Interpreton Silva Caushaj
Вставка
- Опубліковано 14 жов 2024
- "Pse nuk ha ti Nene?" Pyesja i çuditur
"Çudi! Vetem Nena nuk eshte e uritur"
Ne, per terhanin, qe me nate ishim ngritur
Ishim te paditur, te pangopur, te parritur...
...Sa hap e mbyll syte, e thanim terhane
Luget fluturonin, kruanin sahane....
....Nena, me nje qepke, ngjyente menjane:
"S'ka gje, bir i Nenes, nenat kaq hane"
Me dreke, te uritur, na mblidhte rrotull saçi
Gonxhet e shijes na çelte kulaci
Nena, si klloçke; (mos mbetej zog pa ngrene)
Pas buke, pertypte ndonje thember te lene
Me darke, ca miell misri, e bente oshmare
"Po ti Mama? Ti nuk hengre fare?"
-"Hani bijte e nenes, e shkoni flini gjume
Se nenat semuren, po te hane shume"
Kur ne, si fidanet, benim perpjete
Kur Nena, si rrenjet, bente tatepjete
Kur nisem te kuptonim; Si erdhem ne jete?
Filluam te kuptonim... sekretin e vertete
Kur Nena mbeti, veç nje grusht me eshtra
Kur s'kishte me mish ku te fshihej genjeshtra
Athere zbuluam sekretet e pathena
Sekretin natyral: "Pse nuk hante Nena"
Kur Nena u kerrus e mbeti sa nje doçke
Sa vinte, me e plakur. Sa vinte, me e vocke
Nga "Mami" u be "Nene"... nga "Nene" u be "Nenocke"
Mbeti, veç nje shpirt, nje foto e nje kocke...
* *
Sonte......
Kur djalin ne TV, gjumi e ka zene
Remote kontrolli, nga dora i ka rene
Kur gruan s'e ze gjumi: "Ra djali pa ngrene"
Sonte, te kujtoj: "Pse s'haje ti Nene"
...."Po fli, moj grua, se nuk u be nami!
Nje darke pangrene, nuk i shkriu dhjami"
...Ehhh...
I pasur. I varfer: S'qenka e thene
I ngopur. I uritur.: NENA qenka NENE
Sh e bukur, u mallëngjeva
Edhe nëna ime kështu ishte.
E ç'të shkruaj dhe unë i ziu po më lotojnë😢😢 sytë si Kroni në rrënjë të bjeshkës që nuk mbaron i tëri,se ky shkrim për Nënën është një gjylpër në zemër për çdo fëmijë hallalli
Po shume e bukur keshtu ishte dhe Nena ime
Sa vargje te ndjera....Sa mire na bejnë për ti lexuar!Nëna mbetet nënë
Nenat tona te mira sgjej fjale per emezionin qe me dhate ! Complimenti fjale zemre
Bravo shumë bukur dhe shumë dhimëshme se nëna janë vërtet të vutur se kamë qenë vetë rrespekt 👏👏🥰🥰👏 për të gjitha nënat shqiptare 😭😭😭😭😭👏
Fantastike e persosur ah sa me bane te qaj ke nje za te persosur Faleminderit
Faleminderit, te pershendes
Pergezime zeri yt I mrekullushen
O çna bëre për të qarë ! U mallëngjeva shumë ! Fjalë zëmre , interpretim me shpirt !!👏👏
I pa harruar qofsh o Teodor . Faleminderit na bere per te qare
O sa e bukur dhe prekese na mallengjyet vertet 😭😭😭😭
NENA ESHTE NJE.LUME KUSH E KA .💝
Mrekullisht kënaqësi ..
Keto poezi shum te bukura dhe domethense i postoni ne f b qe ti lexojne gjith njerezia
Faleminderit
shum prekese e fjal te verteta per nenat e hershme e femijet e tashem i zen gjumi me tele ne dor . por nenat vuajn gjithmon. Zoti i ruajt nënat kudo ne bot qe jan Amin . 😢😢
Poezi shume e arritur
Me ngjan
😢😓
Rralle here kam lexuar e degjuar poezi kaq prekese.Jemi nena ,por kur kujtojme sakrificat e nenave tona per ne ,na duket se nuk mund t'è arrijme te sakrifikojme per femijet tane ashtu si kane sakrifikuar ato per ne
Jam shume dakort me ty, ska si nenat. Poeti e ka shprehur shume bukur sakrificat qe ato kane bere per ne. Te pershendes.
Falemderit iu pershendes edhe une me respekt
Shum prekse e vertet nenat kan vuajtur shume