“Maskarenjtë” poezi nga Ali Asllani

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 лис 2024
  • #fjalaweb​​​​ #fjala.al
    Që nga jugu në veri
    mbretëron një errësirë
    nëpër fusha nëpër kodra
    vërshëllen një egërsirë.
    Pra, o burra, hani, pini
    hani, pini ore e çast
    për çakallin nata errët
    është rast e deli rast.
    Hani, pini dhe rrëmbeni
    mbushni xhep e mbushni arka
    të pa brekë ju gjeti dreka
    milioner ju zuri darka.
    Hani,pini,rrëmbeni
    mbushni arka, mbushni xhepe
    gjersa populli bujar
    tu përgjigjet peqe lepe.
    Populli rron për zotërinë tuaj
    puna e tija, djersa e ballit
    është kafshit për gojën tuaj
    Rroftë goja e çakallit.
    Shyqyr Zotit,ska më mirë
    lumturi dhe bukuri
    dhe kur vjen ju qan hallin
    varni buzë edhe turinj.
    Hani,pini dhe rrëmbeni
    është koha e çakejve
    hani,pini,rrëmbeni
    është bota e maskarenjve.
    Hani,pini,vidhni
    mblidhni gjithë aksione e monopole
    nënshkrimi i zotërisë suaj
    nëpër banka vlen milione.
    Është pështyma e gjakosur
    e Atdheut të vremosur
    dhe kolltuku ky ke hipur
    duke hequr nderën zvarrë
    është trekëmbëshi
    që përdita varet kombi në litar.
    Dhe zotrote kapardise,
    diç u bëre pandeh
    kundër burrit të vërtet
    zë e vjell e zë e leh.
    E na tunde, na lëkunde
    nëpër salla shkon e shkunde
    mbasi dora e të ligut
    ty me shokë të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i rrallë
    që përdita loz e qesh
    të gradoi katër shkallë
    pse i the dy fjalë në vesh.
    Koha dridhet e përdridhet
    do vij dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pema e kalbur
    doemos që jashtë do të hidhet.
    Koha dridhet e përdridhet
    prej gradimit katër shkallë
    nuk do të mbetet gjë në dorë
    veçse vul e zezë në ballë.
    Mirpo ju që skeni patur
    as nevojë, as gjë të keqe
    më përpara nga të gjithë
    ju i thatë të ligut peqe.
    Që të zinit një kolltuk
    aq u ulët u përkulët
    sa në pragun e armikut
    vajtët si kopil u ngulët.
    As ju hahet, as ju pihet
    vetëm titullin e doni, dihet
    teksa fshati i varfër digjet
    krye kurva nis e krihet.
    Sidomos, ju dredharak
    ju me zemra aq të nxira
    ju dinak, ju shushunja
    ju gjahtarë në errësira.
    Çna pa syri,çna pa syri
    hunda juaj ku nuk hyri
    te i miri, te i ligu
    te spiuni më i ndyri.
    Dallavera nëpër zyra,
    dallavera në Pazar
    dallavera me të huaj,
    dallavera me shqiptar.
    Vetëm, vetëm dallavera
    dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti
    që ju ngopi, që ju dëndi.
    Dhe kujtoni tash e tutje
    me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypë
    zog e zoga si përpara.
    Po jo, grushti do të bjerë
    përmbi krye të zuzarëve
    koha është e maskarenjve
    por Atdheu i Shqiptarëve.
    Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme

КОМЕНТАРІ • 14

  • @fadilgjoleka7953
    @fadilgjoleka7953 9 місяців тому +6

    Ah sa aktuale jane keto vargje!

  • @proudtobealbanian4880
    @proudtobealbanian4880 6 місяців тому +1

    Sikur ta dinte I madhi Ali Asllani se.do.te ishte e verteta e sotme . Ahh sa fjale.te bukura te thena me.shpirt ❤️. Rrofte Shqiperia 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱

    • @IlirIdrizi-et5xv
      @IlirIdrizi-et5xv 4 місяці тому

      E dinte se ishte pjesmares ne luften e vlores 1920 dhe shkruesi I ultimatumit. Dhe pas luftes disa Krere zaptuan vilat dhe pronat e italianeve dhe vlonjateve qe kishin bere tregeti me jashte. Dhe bashkepunuan me te gjitha qeverite deri ne1944

  • @Sevralliu
    @Sevralliu Рік тому +3

    Bënë mirë t'a recitoni në parlament.

  • @behar.hametaj
    @behar.hametaj 7 місяців тому +1

    👏

  • @ValdeteFatusha
    @ValdeteFatusha 14 днів тому

    Filozofia e te drejtit nuk vdes kurre sikurse dhe poezia e Ali Asllanit!

  • @robertmonci9899
    @robertmonci9899 4 місяці тому +1

    🎉🎉🎉❤❤❤🎉🎉🎉

  • @Viktor-by7qe
    @Viktor-by7qe 18 днів тому

    Ky duhet te jete himni yne kombetare

  • @hasanmankolli4614
    @hasanmankolli4614 4 місяці тому

    Po sot cpo bejne keta cakej

  • @kolndoj8762
    @kolndoj8762 6 місяців тому

    vargje shume te sakta ama vec deri tek strofa e parafundit se kjo e fundit flet krejt ndryshe