BISEDË ME MBESËN- Poezi nga Tasim Gjokutaj, Interpreton Silva Caushaj

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • Kjo eshte nje nga poezit e mija te preferuara, per mesazhin qe percjell dhe per menyren e rrefimit te autorit. Shpresoj ta pelqeni!
    Unë s’kam qenë gjithnjë gjyshe,
    flokëbardhë me syze në sy,
    moj mbesëz, kam qenë dhe
    ndryshe,
    e vogël, e vogël sa ti.
    Kam pasur ca shoqe në fshat,
    si shoqet e tua, të mira,
    gëzime dhe bukë kishim pak,
    po kishim një mal me dëshira.
    Dhe kukullat i donim, i donim,
    po s’patëm një kukull, të
    shkretën,
    me lecka e pecka sajonim
    ca kukulla të varfra si veten…
    Kam pasur një shoqe, moj Edë,
    Burbuqen, të bukur si nuri,
    me sy të kaltër si deti,
    me flokët të artë si gruri.
    Me çapin të lehtë, thëllëzë,
    oh, lëre se ç’vajzë që ishte,
    s’arriti ditëzeza të bëhej
    as nuse, as nënë, as gjyshe.
    Si iku? As unë s’e kuptova,
    dy ditë në lojë pat munguar,
    ndaj shkova me vrap e kërkova,
    më thanë: “Te halla ka shkuar!”
    Më thanë: “Te halla ka shkuar,
    në fshatin pesë male kaptuar…”
    E prita në lëmë te ledhi
    një ditë, dy ditë… po s’erdhi.
    Malli më piku, letra nuk bënim,
    se shkronjat, moj mbesë, s’i
    dinim,
    ndaj dilja çdo mbrëmje te lëmi
    të pyesja gjithë zogjtë që vinin.
    Ata s’më tregonin asgjë…
    Ç’u bë ajo vajzë, ç’u bë?
    2.
    Kur oxhakët villnin tym
    mbi kasolle, si çibukë,
    dhe dëbora me thëllim
    mbuloi fshatin pup e pup!
    Erdh’ një lajm i zi si nata,
    që të gjithë i mallëngjeu:
    “Burbuqen me flokë të arta,
    thonë lumi e rrëmbeu”.
    Kur e thanë atë me emër,
    qysh u mbajta, nuk e di,
    si një thikë e fortë në zemër
    më goditi lajmi i zi.
    Mora rrugën për në lumë,
    lumi rridhte tatëpjetë,
    thithte borë e nxirrte shkumë
    dhe nxitonte për në det…
    “Ndal, o lumë, ndal, moj borë!
    Ndal, pa ndal dhe ti, moj erë!
    Shoqen time, kush e mbyti?
    Hë pra, flisni, po ju them!”
    Lumi rend me vrap si kalë,
    bora bie pa pushim,
    ndërsa era nëpër mal
    ulërin e ulërin…
    3.
    Një djalë nga fshati
    lajm tjetër përhapi:
    “Vajzën e filanit
    nuk e mbyti lumi,
    E mbyti Kanuni!”
    Kanuni s’qe lumë,
    as pushkë, as litar
    Kanuni qe libër
    i ngopur me fjalë.
    Ti, Eda, ke sot
    plot libra të bukura
    me yje, me zogj,
    me trena, me flutura.
    Si librat e tua
    Kanuni nuk ishte,
    ai brenda kishte
    ligje te çuditëshme:
    “Gruaja të heshtë,
    gjuhën ta shtrëngojë
    nën thundrën e burrit
    gjithë jetën të rrojë!
    Të punojë më shumë
    sesa një gomar,
    se ajo ha bukë,
    gomari ha bar!
    Të shitet, të blihet
    si lopa në treg,
    të fejohet foshnjë,
    që kur është në djep!”
    4.
    Nxitur nga Kanuni,
    një plakut iu tek
    që një nuse tjetër
    ta blinte me lek.
    Dikush i kish thënë
    se larg… në një fshat
    është një vajzë si hënë,
    me flokët e artë.
    Është pak e parritur,
    e quajnë Burbuqe…
    Plaku nisi mblesër
    ta kërkojnë për… nuse.
    Mblesët, si nepërkat,
    ditë e natë s’u ndalën,
    një ec e një eja,
    gjersa morën fjalën.
    “Vajza është e vogël,
    do prisni dy vjet!”
    “S’ka gjë, do ta marrë
    ta ketë për hyzmet!”
    Baba përtyp dhembje,
    nëna përtyp lotë…
    “Kjo martesë do të bëhet,
    Kanuni e thotë!”
    5.
    Dhe një natë me hënë,
    me yje të rralla,
    e nisën Burbuqen
    gjoja për te halla.
    Plaku shkon përpara,
    Burbuqja në mes,
    prapa katër krushq,
    prapa katër mblesë.
    Vellon ku e ka?
    Vello… nata e zezë!
    Hëna, sipër reve,
    Sikur pikon lot,
    plaku thotë me vete:
    “Lekët s’vanë kot.
    Paskam blerë një nuse,
    të bukur si ylli…”
    Plaku lëpin jargët,
    si jargë kërmilli.
    E dëgjoi Burbuqja,
    iu bënë faqet prush,
    tani e kuptoi
    të gjithë atë kurth.
    Me kë të fjaloset?
    Sytë i hedh përreth,
    natë e zezë u nxi,
    Burbuqja u zverdh.
    Lumi ndënë urë
    grindet e bën zhurmë…
    Ajo fluturoi
    e u hodh mbi dallgë,
    lumi e mbështolli
    me vello të bardhë.
    Kështu shkoi Burbuqja,
    Burbuqja që s’çeli,
    dhe në mendjen time
    si legjendë ngeli…
    Tasim Gjokutaj 1983

КОМЕНТАРІ • 11

  • @liljianaleka1046
    @liljianaleka1046 2 місяці тому

    Fm per kete poezi te bukur.
    Interpretim ifantastik.
    Te djele te embel e te qete 💖🌹🙏

  • @sheqeregjata9146
    @sheqeregjata9146 21 день тому

    ❤❤❤❤ shum e bukur

  • @liljianaleka1046
    @liljianaleka1046 3 місяці тому

    Fm per kete poezi te bukur ♥️🙏

  • @mylife217
    @mylife217 3 роки тому +1

    nje falemderim te vecante per te gjithe gjysherit

  • @orianalapi7998
    @orianalapi7998 26 днів тому

    Respekt per nenat

  • @florikahysi4324
    @florikahysi4324 4 місяці тому

    Shume mallengjyse

  • @marikamano7658
    @marikamano7658 8 місяців тому

    ❤ pershendetje,ME JE BER UJE, DIELL,HENE ,YJE,ME VJEN SI ZOGUQE NDERTON FOLENE,OH SA BUKUR CEL ZERI.FALEMINDERIT❤🎉😂

  • @vloravlora8528
    @vloravlora8528 3 роки тому

    Oh sa bukur😍