Pa Gjurme-Rrefim rrenqethes: Si e gjeta shqiptarin e vrare e te djegur

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 28 сер 2024
  • Pjesa e pare Dt 24 Janar Pa Gjurme-Rrefim rrenqethes: Si e gjeta shqiptarin e vrare e te djegur, varri pa emer ne Greqi Në emisionin e “Pa gjurmë’ ka ardhur e prezantuar këtë herë historia e një dëshmie tronditëse për një ngjarje tragjike të një shqiptari të paidentifikuar të humbur prej marsit të vitit vitit 1993 në Greqi .
    Flamur Leme nga fshati Çiflig i Lushnjës është dëshmitari i cili ka rrëfyer ngjarjen e rëndë e të mistershme të ndodhur në Fshatin Volos, të Greqisë në studion e emisionit “Pa gjurmë” të shqiptarit, të humbur identiteti i të cilit ende edhe sot nuk dihet nga familjarët dhe askush për mënyrën sesi ai ishte vrarë dhe më pas i kishin djegur fytyrën, për ta varrosur më pas në një kasolle të fshatit Volos, në Greqi.
    “Në mars të vitit 1993 kryetari i komunës më njoftoi se unë isha shqiptari i parë që kisha vajtur në atë fshat se kanë vrarë një shqiptar dhe ia kishin djegur fytyrës dhe e kanë hedhur në një kasolle në fashtin Rizomino, afër qytetit të Volosit. Shkoj e shikoj dhe nuk e njihja se ata që e kishin vrarë dhe e kishin djegur fytyre . e marrim bashkë me policinë Dhe me datë 12 e kemi varrosur në fshatin Rizomino ia kemi bërë varrimin me Por është i panjohur dhe ne nuk kemi asnjë adresë, Me të dëgjuar , flitet se ishte nga Burreli, ishte nje djlaë i ri por nuk dihet me siguri Në polici ndodhet një fotografi e pastër e viktimës. Unë desha vetëm për prindrit ishalla del ndonjë informacion për të ditur prindërit, që familjarët ta dinë e të kenë një varr ku ta qajnë”.
    Detaje rrënqethëse dalin në dritë pas vrasjes së këtij shqiptari, nga ky dëshmitar i cili ka treguar për emisionin e gazetares Odeta Dume që trupi i pajetë i shqiptarit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në vitin 1993, sot e kësaj dite prehet në Greqi ndërsa familjarët nuk dinë asgjë për rrjedhën e fatit të tij.
    Ai kërkon ndihmë për të identifikuar këtë shqiptar që e kanë vrarë dhe më pas e kanë djegur për ta varrosur më pas në fshatin Volus të Greqisë.

КОМЕНТАРІ • 14

  • @fatbardhaavdej7830
    @fatbardhaavdej7830 5 років тому +2

    Pershendetje
    Kjo ishte nje histori shume rrengjethse dhe kurioze sepse e jema dhe i ati e kane vuajtur mungesen e tij gjate gjith kesaj kohe
    Dhe per djalin eshte nje e pa pritur

  • @fluturasimaku7153
    @fluturasimaku7153 5 років тому +3

    Odeta te lutem mos thuaj Indetifikim por Identifikim .

    • @Aaaaa22203
      @Aaaaa22203 5 років тому +1

      Flutura Simaku bravo!

  • @lefisallata206
    @lefisallata206 5 років тому +7

    Cfare turpi pergjigja e tij.
    Turp. Turp

  • @lefisallata206
    @lefisallata206 5 років тому +1

    Vdekjen e dija, Po qe NE ate sistem te ndodhnin kto kurre nuk do ta besoja. NE nje miljon vjet