Pa Gjurme- Fizioterapisti i Vllaznise binjaku i "humbur" 40 vite me pare

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 13 вер 2024
  • Pjesa e dytë Dt 23 Janar Historia e një nënë zemërthyer erdhi mbrëmjen e 3 dhjetorit një vit më parë, në emisonin ’’Pa gjurmë’’, në kërkim të gjysmës tjetër. Dy djemtë binjakë të Shaze Mucodemit kanë 42 vite që janë të destinuar të jenë larg njëri-tjetrit, që prej kur u lindën një ditë pas Krishtlindjeve më 08/12/1978 në spitalin e Tepelenës. Kur duhet të festonin sëbashku, me të qarat e para të foshnjave që mbushën zemrat e ciftit Mucodemi, Shazes dhe Nuriut, dy djemtë binjakë kanë dekata të ndarë. Mamia Fatmire ia sillte shpesh fëmijët nënë Shazes, për t’i ushqyer me gji, duke u kujdesur për ta, pasi nëna kishte pasur një lindje të vështirë.
    Atë natë Shazes ia sollën si gjithmonë të dy fëmijët, Gentjanin dhe Ilirianin. Pasi iu dha gji, Shazja pohon se dikush ia rrëmbeu fëmijët nga duart. Dhe ishte fati i Ilirjanit. Pas këtij episodi Shazes i bien te fikët. Pak ditë nga ngjarja një person vjen me një një letër në dorë, futur në një zarf, ku shkruhej së foshnja ka vdekur dhe se nuk dihet ku mund të jetë varrosur. Një fakt tjetër e kthen historinë në kohë, për dyshimet që kanë sot prindërit e Ilirianit. Kur djemtë lindën, në një dhomë me Shazen ishte edhe një nënë tjetër me emrin Manushaqe.
    Ajo ishte nënë e 5 vajzave, ndërsa lindi dhe një vajzë tjetër, të cilën kishte frikë ta mbante për shkak se nuk i donte i shoqi. Sot, Shazja dyshon se djalin ia rrëmbyen për Manushaqen nga Tepelena, që ajo të shkonte në shtëpi më një djalë pas 5 vajzave. Ky dyshim vjen nisur edhe nga fakti se mamia me emrin Fatmire që u kujdes që herët për binjakët i ka pohuar Shazes se Ilirjani është gjallë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja, që Gentjani e ndjen që gjysma e tij është diku. E ndjen si binjaku-binjakun. E ka ndjerë gjithë jetën e tij ndjekur nga fati i keq, që u rriten pa njëri-tjetrin.
    Shaze dhe Nuri Mucodemi kanë qenë këtë të mërkurë në studion e "Pa Gjurmë", ku kanë rrëfyer më nga afër kalvarin e saj të vuajtjeve.
    "Na erdhi një letër dore ku thuhej që bebja vdiq. Mos hajdeni ta kërkoni sepse janë zënë rrugët. Ne u bindëm tek kjo letër që na i kishin rrëmbyer fëmijën sepse ne nuk kishim vajzë, por djalë. Unë them se letra ka ardhur drejt nesh për të humbur gjurmët e djalit. Ata mund ta kenë marrë dhe ta kenë cuar gjetkë", u shpreh Nuri Mucodemi.
    Teksa u pyetën nëse kanë menduar ndonjëherë se i biri mund të ketë vdekur, ato u shprehën se kanë një shpresë të palëkundur se Ilirjani jeton pasi qëkur ka ardhur në jetë ka qenë i shëndetshëm.
    Pas një sërë kërkimesh të gjata e të vazhdueshme, "Pa Gjurmë" i ka bërë të ditur ciftit Mucodemi se djali i tyre i humbur është dërguar fill pas spitalit ku ka lindur më 1978-ën në shtëpinë e fëmijës në Korcë, dhe se më pas është birësuar nga cifti Haxhaja nga zona e Shkodrës. Sot, Iliriani është fizioterapist i klubit Vllaznia dhe i martuar e me fëmijë.
    Pa Gjurmë" ka bërë gjithashtu publike bisedën telefonike të zhvilluar me binjakun e kërkuar deri më tani, Ilirjanin. Ai është shprehur për moderatoren Odeta Dume se për momentin nuk është gati t'i takojë prindërit e tij biologjikë pasi nuk është i përgatitur nga ana psikologjike për këtë përballje. E megjithatë, Ilirjani ia dha aprovimin moderatores së emisionit që t'ja japë numrin e tij të telefonit.
    "Ndoshta dëshira ka qenë, por për momentin nuk jam i gatshëm për t'i takuar. Ndoshta mund të reflektoj edhe më vonë, por nuk jam psikologjikisht i përgatitur. Prindërit e mi kanë bërë ndërhyrje, kanë probleme shëndetësore, edhe unë kam qenë shumë keq. Përpara pesë viteve më ka ardhur një grua me pretendimin se është nëna ime, ndoshta ajo ishte në kërkim të fëmijës së saj, por ajo nuk u shfaq më kurrë, pavarëissht se e kishim lënë për t'u takuar. Aty u zhgënjeva. Ndoshta në një të ardhme mund të realizohet ndonjë takim, por për momentin, primare kam prindërit e mi. Dëshira mund të jetë për t'u takuar por pas 40 vjetëve është e ftohtë. E di cfarë do të thotë falje, por për të shkatërruar një familje është mjaft e vështirë (...) Mund t'ia jepni numrin tim, nuk është problem", është shprehur Iliriani.
    Krahas ciftit Mucodemi, i pranishëm përmes një lidhjeje telefonike ka qenë edhe vëllai i Ilirianit, Gentjani, i cili pavarësisht asaj se cfarë ka thënë Iliriani është shprehur se për të është sot dita më e lumtur e jetës së tij.

КОМЕНТАРІ • 98

  • @florikajorgji3512
    @florikajorgji3512 5 років тому +1

    Shume respekt per kte avokat kaq te mire .Zemer mire dhe me nje pune te jashtzakonshme .Perparime dhe mrekullira befshi gjithmone!

  • @ardjanasulejmani6692
    @ardjanasulejmani6692 3 роки тому +2

    Zot çfar mrekullie kam lotuar u gezova shum per kta prinder .Suksese Odeta

  • @migenacela8985
    @migenacela8985 5 років тому +11

    Bravo Odeta ju shikojm suksese te metejshme ❤

  • @blertanidi5925
    @blertanidi5925 5 років тому +3

    Sa te mrekullushem jan kta prinder ,o zot sa kam qar do zoti takohen 😭😭😢😢😢😢

  • @raimondaproko7898
    @raimondaproko7898 5 років тому +5

    Bravo odeta ca mrekulli qe e gjeti djalin

  • @davahalili98
    @davahalili98 Рік тому

    Odeta..... Bravo. Je e madhe

  • @shsh5503
    @shsh5503 5 років тому +14

    Shum qifti i bukur kta plëqer shum të but të dashur

  • @annakloci3003
    @annakloci3003 5 років тому +17

    Bravo odeta dhe stafit tuaj gezoni sa me shum familje urime suksese ❤️

  • @naimlloti2561
    @naimlloti2561 5 років тому +9

    bravo bravo po ban nje pun te mrekullushme Odeta ❤😘😘

  • @mirimiri590
    @mirimiri590 5 років тому +4

    Bravo elirjanit djale i kulturuar foli ate qe ndjente, uroje te takohen sa me shpejte.👏

  • @armandcerri2285
    @armandcerri2285 5 років тому +6

    Bravoo brovooo qe u ndihmoni shqipetaret

  • @raginagina9593
    @raginagina9593 5 років тому +4

    Suksese Odeta ne emisjonin gjurm qajm me ket emisjon 💔 po dhe gezohna ❤️

    • @citroenuno283
      @citroenuno283 5 років тому

      D.tt. Ilirjan je më fat që e je gjall për këta prindër kaq të lënduar
      Jan me fat dhe prindërit adotiv që je DNA e këtyre njerzëve me kultur dhe qytetari
      Të jesh krenar. AUGURI

  • @annaanna-hu8yl
    @annaanna-hu8yl 5 років тому +5

    Bravo Odeta 👏👏👏
    U gezova shum me gjetjen e Ilirianit sepse e kisha pare rrefimin e Nenes dhe nuk mund ta besoja por zemra e Nenes e ndien qe djali i saj eshte gjall. Eshte mese normale te mos jete i gatshem Ilirjani per ti takuar nuk eshte e pakt te mesosh te verteten e jetes tende. Uroj qe Ilirjani te bashkohet sa me shpejt me shpirtin e tij binjak me Gentianin por dhe me prindrit familiaret e tij biologjik.
    Nese familia birsuse nuk e ka ditur historin e rrembimit te ilirjanit hallall Ju a befte zoti per djalin qe kan rritur dhe kan shkolluar.
    Uroj gjith te mirat per familien dhe bashkim te shpejt

  • @mariabucka5980
    @mariabucka5980 5 років тому +8

    Si duket mě ne funde emisioni'. Pá gjurem " me ordeten dhe stafin e saje po triumfone shume fuqishem ' bravo ordeta!!

  • @kristinahodo4831
    @kristinahodo4831 5 років тому +2

    Ilirjan ju keni dy prinder e nje vlla te shkelqyer ,mjaft ka qare kjo nene ,mendoni si prind edhe ju .Zoti ju bekofte !

  • @lorenacaushaj5658
    @lorenacaushaj5658 5 років тому +5

    Bravo Odeta dhe stafite qe ky cifte e gjeti djalin

  • @edisonnothorius6864
    @edisonnothorius6864 5 років тому +1

    Bravo Adeta gazetare e mire 🌟👏🇦🇱💖💖💖

  • @fatjonahoxha8627
    @fatjonahoxha8627 5 років тому +3

    Bravo ju qofte stafit tuaj.😍😍😍😍

  • @kosovashqiperija7373
    @kosovashqiperija7373 5 років тому +5

    Ozot me loete po shkruaj😢😢😢😢😢😢

  • @kesjanabyreku8147
    @kesjanabyreku8147 5 років тому +4

    Ju lumt odeta

  • @pennyyt705
    @pennyyt705 5 років тому +5

    Ilirian do doja ta lexoje kte koment...Un kam binjak dhe e di sa dashuri kan njeri per tjetrin...mundohu te lidhesh me vellain tend dhe me prinderit se duken njerz te urt te mir patjeter prinderit qe te rriten kan shum merit po mos harro gjakun tend...un te uroj se shpejti ti besh te lumtur vellain dhe prinderit dhe te kesh vetem gezime ne jeten tuaj...bravo dhe emisionit.

    • @ferdesredzepi992
      @ferdesredzepi992 5 років тому +4

      Stiv Pana Prindërit që e ritën ,sa kuptova unë,ata e kishin parapregaditur kête adoptim sekret. dhe në mënyrën me të shëmtuar e derguan nê një jetimore aty e pastaj transferimin në jetimoren e Shkondrë e pastaj ja aritën qęllimit.😢Simbas mendimit tim,prindërit adoptues janë kriminelë .Ata ja vodhën fëmiun kêsaj nëne 😢

    • @pennyyt705
      @pennyyt705 5 років тому +3

      @@ferdesredzepi992 Un nuk mund te gjykoj prinderit qe e rriten se ato e rriten me dashuri e studjuan dhe esht dikush ne jet nuk e lan rrugeve....ato vite ndodhnin shum gjera sa femij kan pasur keto fat un them nje bravo te madhe ketij cifti edhe ne kte mosh nuk I hoqen shpresat dhe e kerkuan....un besoj se nje dit do takohen.

  • @enerjetavlore2203
    @enerjetavlore2203 5 років тому +5

    Cfar mbrekullije !! Zemra e nenes e ndjen

  • @skosovo8558
    @skosovo8558 5 років тому +3

    Bravo odeta je nje super gazetare

  • @fluturabina703
    @fluturabina703 5 років тому +5

    Ju pergezoj shum odeta per emisjonin dhe bravo qe keni gjetur djalin e kesaj zonje
    Bravo familja biresuse cfar djali kan rritur dhe edukuar
    Gjith te mirat e kesaj bote te ket ilirjani me familjen qe ka krijuar

    • @rudinacara9983
      @rudinacara9983 5 років тому +2

      Cfare bravo qe e kane rritur nese e kane ditur qe ja kane rrembyer nje nene tjeter.

    • @rudinacara9983
      @rudinacara9983 5 років тому +1

      Se me cfare thane e ka degjuar kur ka thene ajo gruaja si do e marr kete djale.

    • @ferdesredzepi992
      @ferdesredzepi992 5 років тому

      Zonjë,nuk i pêrgëzoj aspak prindërit birësues sepse ata në mënyrën më tinzare vodhën Ilirjanin.😢

    • @rudinacara9983
      @rudinacara9983 5 років тому

      @@ferdesredzepi992 ju kam ndjekur ne yotoob. Dhe mu be qejfi qe e keni gjetur djalin.

    • @anrihoxha1400
      @anrihoxha1400 5 років тому

      @@rudinacara9983 do ju pergjigjem ju ketu se pse une jam nga Shkodra dhe e njoh personalisht familjen e Ilirianit,jane njerz shume te edukuar e me kultur sa kushdo qe i njeh kan respekt.Ne kete emision ndigjojme vetem njeren pale,do ishte mire para se te gjykoni te ndigjoni te dyja palet.Mos u beni te ceket ne gjykim

  • @edisonnothorius6864
    @edisonnothorius6864 5 років тому +2

    Eshte ritur ne veri dhe shume i fronte sa gjyna per keta ty prinder.te qete dhe te bukur 😪😪😪😪😪🙏🙏🙏🙏🙏🖐👍

  • @maevemazzz7007
    @maevemazzz7007 5 років тому +10

    Ah sa gjyna keta prinder te ken vuajtur kaq vite per te gjetur djalin e tyre dhe ne fund djali te thot sjam i gacem...

    • @londontomas4416
      @londontomas4416 5 років тому

      Sjam i gacem te takoj Nenen biologjike...ska ma TURP! Mendjemadh m...do te jet...

  • @leonorasokoli8342
    @leonorasokoli8342 5 років тому +4

    O zot sa mir🤗🤗

    • @gertiisallari3104
      @gertiisallari3104 5 років тому +1

      Shume bukur do bashke jete familja bravo nje nenen E pa fajsme

  • @enkeleidamaenhout5750
    @enkeleidamaenhout5750 5 років тому +3

    bravo ju lumt edhe familjes birsuse cfare djali paskan rrit 😘😘😘

  • @ejonaxhani8054
    @ejonaxhani8054 5 років тому +1

    Shume i ftoft ky Ilirjani

  • @rins95
    @rins95 5 років тому +12

    Shum e pa drejt nenes ja kan mer femin e ka rrit dikush tjeter sdi kush jon ata njerz qe kan bo kto gjera ishalla edhe ne var denohen shpresojm qe ilirjani do ka kontakte edhe me prind biologjik se ata kur se kan praktisur

  • @ismailrexhepi9931
    @ismailrexhepi9931 5 років тому +2

    Mos beje shume komente,moj gazetare,se prinderit,mezi po presin lajmin.

  • @Mendimimelit
    @Mendimimelit 5 років тому +3

    ILIRJAN nje peme e forte ekziston se ka rrenje te forta edhe pse eshte rrit nga drita e diellit...

  • @eduardveliu1208
    @eduardveliu1208 5 років тому +15

    O zoteri i respektuar. Mos reago keshtu se nuk te kane braktisur. Keta dy prinder kane vuajtur kaq shume dhe humbur kaq vite pa ty. Kurajo dhe takoi prinderit se nuk kane faj.

  • @etlevashehu1866
    @etlevashehu1866 5 років тому +2

    O Zot 😥😥

  • @kosovashqiperija7373
    @kosovashqiperija7373 5 років тому +3

    Allahe runa

  • @shsh5503
    @shsh5503 5 років тому +3

    Shum qajta oh zot

  • @agimramadani3842
    @agimramadani3842 5 років тому +4

    Ja kan marre me dhune

  • @alketakallo8310
    @alketakallo8310 5 років тому +4

    Ilirjan.takohu.me.prinderit.e.tu.biologjike.te.dy.palet.s.kini.faj.

  • @agimramadani3842
    @agimramadani3842 5 років тому +7

    Qfar Djali spo kuptoj po me rendesi eshte prindi mu a ne bised muk me bind qe paske shkollim sa i ftofte

    • @kleviscenko7373
      @kleviscenko7373 5 років тому +1

      kosova peja po e ka rrit kush tjeter e e ka cu aty ku asht sot😉

  • @mimozaserjani1279
    @mimozaserjani1279 5 років тому +1

    O zot 😢😢😢

  • @ismailrexhepi9931
    @ismailrexhepi9931 5 років тому +5

    Oo nena e Ilirjanit,shyqyre,qe e gjete djalin,tani ata qe e kane rrembye,ndoshta nuk jane gjalle .

  • @tinadubois7680
    @tinadubois7680 5 років тому +1

    👏🇦🇱😘

  • @zakutahiri3903
    @zakutahiri3903 5 років тому +2

    Ste vjen turp ajo ka vite qe te kerkon

  • @anxhelaxeka9334
    @anxhelaxeka9334 5 років тому +4

    Brovo odeta

  • @shkelqimpuci3965
    @shkelqimpuci3965 5 років тому +2

    V

  • @raziepeposhi3590
    @raziepeposhi3590 2 роки тому

    0