Viktor Hygo romani Viti 93

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • Historia e letersise se huaj
    Per me teper vizitoni: www.albanianed...
    Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond të pasur historik me ngjarje dinamike e intensive, Hygoja paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe. Romani shquhet për karakterin epik të tregimit, episodet dramatike dhe figurat që vizatohen të gjitha si hallka të veçanta të epopesë së madhe të Revolucionit dhe që mishërojnë idenë e autorit në gjerësinë dhe thellësinë e saj. Me veprimet dhe figurat heroike kolektive e individuale, të tilla si: Robespieri, Dantoni dhe Marati, Simurdeni e Goveni e të tjerë, formohet një tablo, ku ansamblet dhe detajet gërshetohen harmonishëm: tabloja e Francës që jeton vitin e madh të revolucionit. Vetë Hygoja e quan këtë “një faqe të re të madhe të historisë, në të cilën filloi të shkruhej e ardhmja”.

КОМЕНТАРІ • 1