Viktor Hygo, shkrimtari i vuajtjes njerëzore/ Nga Leonard Veizi

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • #fjalaweb​​​​ #fjala.al #editorial
    Krijimtaria e tij është e jashtëzakonshme. Një mori titujsh, romane, tregime dhe vëllime poetik. Janë të paktën 80 tituj, 22 prej të cilave iu botuan pas vdekjes…
    …Mund të cilësohet edhe si shkrimtari i vuajtjes njerëzore. Ndoshta sepse ai ka sjellë në jetë Kozetën, Fantinën, Gavroshin, Kuazimondon, Guimpleni, Zhan Valzhanin, madje dhe Zhaverin. Por fëmijët e tij nuk janë vetëm këta. Mjafton të përmendim “Të mjerët” dhe ai e ka kryer misionin e tij ndaj letërsisë. Nëse do t’i shtohet “Njeriu që qesh” dhe “Katedralja e Parisit”, pa dyshim Viktor Hygo barazohet me idhujt më të mëdhenj të letërsisë botërore.
    Në fakt , ai është i tillë…
    Personazhet e gdhendura nga ai kanë qenë burim frymëzimi për shumë regjisorë. Me librat e tij janë bërë ekranizime të shumta kinemaje e televizioni. Dhe për më tepër janë interpretuar nga aktorët më në zë të kohëve. Në vitin 1956 për publikun erdhi “Notre-Dame de Paris” një bashkëprodhim italo-frances, ku aktorja elegante italiane Xhina Lolobrigida si Esmeralda luante përkrah të famshmit amerikan Antoni Kuin i cili kishte rolin e Kuazimodos. Po në vitit 1956 “Les Misérables” vjen me të famshmin Zhan Gaben që interpretonte rolin e Zhan Valzhanit. Ndërsa në ekranizimin kinematografik të vitit 1982, peshën e Zhan Valzhanit do ta mbante një aktor klasi si Lino Venturo.
    Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme

КОМЕНТАРІ •