Kush eshte Nehat Kulla dhe si ka nisur perballja e tij me drejtesine - (18 Shtator 2001)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 4 жов 2024
  • Lajme Arkiva - TV Klan 2001
    Historia e Nehat Kullës me drejtësinë shqiptare, ka nisur vite më parë. Në vitin 1994, ai dënohet me 15 vite burg me akuzën, vrasje në bashkëpunim me Muharrem Haklaj, të dy policëve vëllezërve, Neziri tek “Kafja e Rremës”. Pas shumë operacioneve të policisë, ai arrestohet dhe mbyllet në qeli. Në vitin 97, gjatë trazirave del nga burgu dhe fiton sërish lirinë, pas ndryshimit të akuzës nga prokuroria në një proces gjyqësor, nga ku më pas merr në mbrojtje një uzinë armësh pranë shtëpisë së tij në periferi të Tiranës.
    Në vjeshtën e vitit 1999, ai arrestohet nga policia e Elbasanit me akuzën fillestare, armëmbajtje pa leje dhe krijim bandash, por gjatë procesit gjyqësor të nisur po në Elbasan, Kullës i shtohen edhe disa akuza të tjera, si vrasje, tentativë vrasje dhe pengëmarrje. Gjatë ditëve të qelisë në Elbasan, Kulla ankohet për ushtrim dhune ndaj tij, nga policët e kolonel Kosenit. Pas disa seancash çështja e Nehat Nullës transferohet në Tiranë, por duke mbetur gjithnjë në qelitë e Kosenit.
    Pas akuzave dhe pretencës së prokurorit, kur u kërkua 20 vjet burg për të, përfundimisht Nehat Kulla dënohet nga gjyqtari i Gjykatës së Faktit Tiranë, me 8 vjet burg. Më pas ai transferohet në burgun 313 dhe bën ankim në gjykatën e Apelit. Në fillim të muajit Maj, kjo gjykatë ndryshon masën e dënimit, duke e dënuar me pak muaj burg, vetëm për armëmbajtje pa leje, duke rrëzuar të gjitha akuzat e rënda ndaj tij. Duke përfituar edhe nga një shkresë e drejtorisë së burgjeve për sjellje të mirë, ai lirohet rreth një muaji para afatit të vërtetë. Por pikërisht ditën e daljes nga burgu ai shpallet sërish në kërkim, pasi godet disa gazetarë të gazetës "Korrieri", të cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për të marrë një intervistë.
    Ndërkohë që ai kërkohej nga policia, prokuroria e çon dosjen e tij në Gjykatën e Lartë, e cila rivendos masën prej 8 vjetësh burg për të, duke i dhënë formë të prerë historisë së përballjes së tij me drejtësinë./tvklan.al
    Gazetar - Eduart Frangaj
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 2