Nehat Kulla në gjyq - (15 Shtator 1999)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 13 кві 2020
  • Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
    Nehat Kulla dhe shokët e tij sot dolën para gjyqtarëve të Elbasanit. Në seancën e drejtuar nga gjyqtari elbasanas Qani Hasa, në bankën e të akuzuarve në fillim u ulën shokët e Nehatit. Krenar Daja akuzohet nga Prokurori Bujar Hoxha për armëmbajtje pa leje dhe pjesmarrje në bandë të armatosur dhe kërkoi për të arrest me burg. Por avokatja e tij Manushaqe Zhulali, deklaroi se Daja është i sëmurë me të meta mendore kërkoi të ndryshohej masa me arrest shtëpiak.
    Pas tij u erdhi radha të pandehurve të tjerë. Ervin Elezi që sipas avokatit të tij është polic në Repartin 711 në Tiranë, Ismet Ramadani president i një firme private po në Tiranë dhe në fund Ervin Qorri. Edhe për këta Prokurori dha të njëjtën akuzë dhe kërkoi për ta arrest në burg. Avokatët e të pandehurve thanë se dy të parët armët i kanë me leje, pasi janë policë. Kurse i treti Ervin Qorri mohon të ketë patur armë dhe aq më pak të jetë pjesmarrës i një bande të armatosur.
    Gjyqtari Qani Hasa edhe për ta vendosi arrest me burg. Më pas i ka ardhur radha të ulet para prokurorit të shumëpërmendurit Nehat Kulla. Sapo është ulur i rrethuar nga policët i ka kërkuar Kullës se kush është avokati i tij. Kulla ka kërkuar avokatin Përparim Sanxhaku por gjyqtari i ka shpjeguar se avokati Sanxhaku si anëtar i KLD nuk mund ta përfaqesojë atë dhe i rekomandoi një avokat tjetër.
    Prokurori Bujar Hoxha ka lexuar aktakuzën për Nehat Kullën, armembajtje dhe municion pa leje, krijim të bandave të armatosura dhe fallsifikim të dokumentave. Kulla ka thënë se ai ka mbrojtur të gjithë zonën ku banon nga keqbërësit apo hajdutet, Uzinën e armëve si dhe tunelet me municion që nga 97 deri më sot.
    Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Adem Çobani tha Kulla më ka ngarkuar për ruajtjen e municioneve dhe artilerisë ne Tufinë. Ndërsa për falsifikimin e dokumentave të gjetura në shtëpinë e tij Kulla i mohoi, duke thënë se tërë Shqipëria është e fallsifikuar. Përveç ruajtjes së qetësisë në zonën e tij që sipas tij është më e qeta dhe më me pak krime në kryeqytet, ai ka ndihmuar dhe policinë kur ata vetë e kanë kërkuar.
    Në fund Nehat Kulla deklaroi se është viktimë e politikanëve të të dyja krahëve. Megjithë fjalët e Nehat Kullës në fund të seancës, gjyqtari Qani Hasa vendosi për Kullen arrest me burg./tvklan.al
    Gazetar - Eduart Frangaj
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 31

  • @alexalban2834
    @alexalban2834 6 місяців тому +1

    E njoh Kullen qe kalamo adolescent. E kom pas dhe mikun e ngusht te dajes tem. Burre me fjale , zotni qe su paerkul kurrre. Gansterrr shkolla vjeter. Nji nga me te mdhenjt per kohen sa rrojti. Rrespekte Nehat Kulla. 💪❤️🔥🙏

  • @arbenune1089
    @arbenune1089 Рік тому +1

    Une e njoh qe ne spaqe Unu jam lirie ne 91 me gjyse denimi ne ate koh ndersa per Nehatin nuk e di se kur eshte lirie ne 92 apo 93 nuke me kujtohet mire po e kame takue ne tirane PO edhe Aty me ka nimue siqe na ka nimue te gjitheve ne spaqe i uroje shendet Dhe jete gjate Dhe te lumtur familjarisht respekt

    • @DGj-rx9lm
      @DGj-rx9lm Рік тому

      Po ben 2 vite qe ka vdek nga koviti sa u Lirua nga burgu

  • @titkulla2631
    @titkulla2631 4 роки тому +22

    Rrespekte ne maksimum per Nehat kullen, qy atere kishte te drejte qe Saliun ishte per ta fut ne burg. un jam rrit ke kafja e rremes dhe e di ca njerzish jan se kena onger buk bashk.

    • @natashamyrto2209
      @natashamyrto2209 3 роки тому +1

      ,edhe une jam rrit tek kafja Rremes ne central ,

  • @alfredbleta9454
    @alfredbleta9454 Місяць тому

    Je i pa pam

  • @goctirone7586
    @goctirone7586 2 роки тому +5

    Gangsterr 👌

    • @ariari3492
      @ariari3492 Рік тому

      Kot me kot armet sheshit denojne djemte kot e kot..mos orezot.denoni ato qe hapen armet...ooo drejtesi leshii..

  • @ANTIPATRE
    @ANTIPATRE 4 роки тому +7

    Haaa Ju ça hunda nga malli!!0.7
    Gjenerali reale gangster RIP😥

  • @samshima713
    @samshima713 3 роки тому +11

    NEHAT KULLA RRESPEKT TE PERJETSHEM NA TE GJITH SHIMTE E TIRONES

    • @allreal762
      @allreal762 3 роки тому +3

      Si jo...duke vrare pa hesap...

  • @user-xn4hr3iw1q
    @user-xn4hr3iw1q 2 місяці тому

    Bravo nehat te ndrit shoirti ne xhenet

  • @unikkatilunikatil3420
    @unikkatilunikatil3420 4 роки тому +17

    Nehati o i modh ka edhe t folmen t lezeqme😂😂kangsteri mo komik qe kam pa

    • @BornvsMe
      @BornvsMe 4 роки тому

      edhe une te gjitha intervistat i ka funny

  • @ristancuka838
    @ristancuka838 2 роки тому +4

    E kom njoft që ne Spaç,djal me vlera të mëdha, respekt për të,dinte të respektojë shoqnin

  • @KlausGaming720
    @KlausGaming720 4 роки тому +4

    0:07

  • @antoniodajti5841
    @antoniodajti5841 2 роки тому +3

    Ketu ishte kur Mond Koseni ja zbuti kurrizin

    • @EazyIsi
      @EazyIsi Рік тому +2

      Mund ta kete rraf ye lidh, po te pa lidh nuk ka pas shance me e rraf kush Kullen se qe ne kohen e Enverit tu pergjigjte jo mo me ne 90 qe kishte gjith lagjen me vete qe e respektonin. Sot doken qesharake, por per ate kohe ishte i respektuar ne lagjen e vet asnji nuk haej dot me ate.

    • @antoniodajti5841
      @antoniodajti5841 Рік тому

      @@EazyIsi Edhe Mond Koseni ka qene gangster nuk i dilte njeri para ne Elbasan, Nehatin e kane fut ne fuci me uje te ftohte koke poshte ne komisariat.

    • @haxhiqoku8012
      @haxhiqoku8012 Рік тому +1

      Koseni nje polic ordiner e lidhi pastaj e ka rraf me dru se me duar zgjidh polici nuk kishte shanc ti afrohej

    • @HellBoy.A1b
      @HellBoy.A1b Місяць тому

      Mond koseni ka qene ne Elbason jo ne tiron o dak. Ska rraf mondi Nehatin. Ta kan thon gabim. Mondi ka rraf gabelt e elbasonit

  • @ariari3492
    @ariari3492 Рік тому

    Ee mire e ka.nxhitreni nga burgu se vete i halen depot qeferiaaa...tani bejn bla bla

    • @ANTIPATRE
      @ANTIPATRE Рік тому

      Çfarè ta nxjerin, ka 6 muajsh ka nderuar jete