Top News - Humb jetën Nehat Kulla/ ‘Gjenerali’ kreu 20 vjet dënim

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 4 жов 2024
  • Nehat Kulla që njihet me nofkën gjenerali dhe që në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës ka ndërruar jetë në moshën 67 vjecare. Që prej momentit kur doli nga burgu, korriku i vitit të kaluar, Kulla ishte shfaqur shumë pak në në publik sepse vuante nga disa sëmundje.
    Ai ka shlyer në burgun e Fushë Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
    Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
    Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.
    Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë. Banda e tij akuzohet se ka kryer shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme në vitet 1997-1998.
    Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.
    Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#TopChannel

КОМЕНТАРІ • 25

  • @ristancuka6818
    @ristancuka6818 2 роки тому

    E njof qe né spac,djal trim, dhe shum i respektushem, ngushellime familjes 🙏

  • @lucypashai1861
    @lucypashai1861 4 роки тому +11

    Ngushëllime sido ca ka bërë është i falur njeriu kur vdes çdo gjë i falet ngushëllime familjes

    • @acoico7829
      @acoico7829 4 роки тому

      Ngushllime familjes dhe zoti imall e paste ne parajs dh ja falt xhynafet

  • @titkulla2631
    @titkulla2631 4 роки тому +2

    Ngushullime Bertit e te gjithve

  • @gencimarino2621
    @gencimarino2621 4 роки тому +1

    Ngushellime familjes

  • @xhaxhimiti
    @xhaxhimiti 4 роки тому

    Ti rrojnë të dashurit e zemrës.

  • @nikorama9265
    @nikorama9265 4 роки тому +4

    Vrau preu ishte i forti i tiranes e per Çfar???per te fitu 20 vjet burg ..

  • @kevinmertens.5162
    @kevinmertens.5162 5 місяців тому

    nuk eshte nehati KY ne foto eshte i vellai bashkim kulla sa per korektese

  • @demokrathoxha7930
    @demokrathoxha7930 4 роки тому +3

    Ne halet te vei

  • @iDeklasuar
    @iDeklasuar 8 місяців тому

    Po ai ne pamje nuk eshte Nehati...

  • @zztop1866
    @zztop1866 4 роки тому +2

    Kush te tha qe ishte I forti Tiranes?

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K 4 роки тому +1

    I QOFTE DHEU I LEHTE...

  • @dhimiterlimollari4268
    @dhimiterlimollari4268 4 роки тому +2

    Famekeqe jo fatkeqe o bufe

    • @tomitomas4995
      @tomitomas4995 4 роки тому

      Fatkeqe mire e ka,SE ato bandat me fat te mire Jane ne parlament 😂😂😂😂

  • @leonardsulaj924
    @leonardsulaj924 4 роки тому +1

    Ngushellime familjes