Liqeni i Kukesit, Ura e re qe lidh Kukesin me Kosoven

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 жов 2024
  • Liqeni i Kukësit ose siç njihet nga shumëkush Liqeni i Fierzës, shtrihet përgjatë rrjedhës së Drinit të Bashkuar deri në qytetin e Kukësit dhe vijon në rrjedhën e Drinit të Bardhë deri në Nashec të Prizrenit e në rrjedhën e Drinit të Zi deri afër Skavicës së Kukësit. Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2. Niveli i ujrave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Ky liqen u krijua në vitin 1976 me ndërtmin e hidrocentralit të Fierzës. U shpërngulën nga krijimi i këtij liqeni shumë qendra banimi e mes tyre edhe qyteti i vjetër i Kukësit i quajtur Stambolli i vogël. Pa u marrë me tokat, malet, livadhet etj., që zuri ky liqen (6700 ha tokë e cilësisë së parë), pa u marrë me mosshpronësimet që nuk po u bëhen pronarëve, sot vështrimi ynë hidhet te ky liqen si një burim i madh zhvillimi, si një pasuri e rrallë që mund të përdoret gjerësisht nga banorët e këtij rajoni për të përmirësuar jetesën e të ardhmen e tyre. Ky liqen që e rrethon nga tri anët me ujë qytetin e Kukësit dhe i lë vetëm një anë rrethim nga mali i Gjallicës, ia shton bukurinë këtij qyteti dhe ia përmirëson ndjeshëm mjedisin. Ky qytet i rrethuar nga tri anë me liqen, më ngjan me qytetin e Liqenit të Kripur në Amerikë (Salt lake City), më pati thënë në Kukës një zyrtar i lartë i Ambasadës Amerikane në Tiranë Charles Wallsh, i cili mbeti i mahnitur nga Kukësi.Ky liqen, i lundrueshëm nga qyteti i Kukësit e deri te diga e hidrocentralit të Fierzës, është një bukuri mahnitëse që në Shqipëri nuk gjendet kund tjetër. Shpatet e grykave të këtij liqeni janë pamje mahnitëse. Lundrimi nëpër këtë liqen, udhëtimi a shëtitja turistike nëpër luginën e Drinit të Bashkuar, të Drinit të Bardhë apo Drinit të Zi, është një shans. Por ka vite e vite që nuk lundrohet më nëpër liqenin e Kukësit.Përveçse lundrimi si shëtitje turistike, lundrimi nëpër këtë liqen ka mbajtur e mund të mbajë gjallë lidhjet e dhjetra e dhjetra fshatrave bregliqenorë të Kukësit, Pukës e Tropojës me qytetin e Kukësit. Me anije banorët e këtyre zonave kanë sjellë në tregun e qytetit prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale, kanë sjellë drutë e zjarrit, bagëtitë për shitje etj. E sot që Kosova është e lirë, udhëtimi me anije nëpër liqen mund të lidhë mrekullisht Kukësin me Prizrenin. E do të bëheshin shëtitje të mrekullueshme turistike.Në këtë pranverë të vitit 2005, niveli i ujrave në liqenin e Kukësit është në kuotat maksimale. Por jo gjithmonë mbahet uji në këtë nivel. Por kurrë më poshtë sesa vendi ku bashkohen dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu, në qytetin e Kukësit të vjetër, nuk ka rënë niveli i liqenit të Kukësit. Banorët shpresojnë se lajmi për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës nuk do të jetë gënjeshtra e radhës. Po të ndërtohet ky hidrocentral, përveçse do të plotësoheshin gjithë nevojat shqiptare për energji elektrike, do të rrinte e qëndrueshme dhe në kuota maksimale niveli i ujrave në tre liqenet e tjera të Drinit, në liqenin e Kukësit, të Komanit dhe të Vaut të Dejes. Mbajtja e nivelit të ujit në një nivel të qëndrueshëm do të krijonte shanse edhe më të mëdha për zhvillimin e turizmit tjetër, jo vetëm për lundrim. Do të ndërtoheshin shumë hotele, motele, restorante etj., kudo përgjatë brigjeve të liqenit të Kukësit, si në pjesën e Kukësit edhe në pjesën e Prizrenit. Sepse klientela do të ishte e mjaftueshme, lundrimi do të ishte i garantuar, turistët nuk do të mungonin. Biznesmenë nga Kukësi e Prizreni shpesh bëjnë diskutime për mundësinë e ndërtimit të një rrjeti hotelesh e restorantesh brigjeve të Liqenit të Kukësit.15 lloje peshqish në liqenin e Kukësit Në këtë liqen me sipërfaqe 71 km2 e me thellësi maksimale 128 metër, rriten 15 lloje peshqish. Shumë i preferuar është peshku Luçiperkë, peshk që rritet vetëm në këtë liqen, peshk peshkngrënës i kushtueshëm në treg. Ky peshk ka ardhur nga rezervatet e ndryshme të Kosovës kur u mbush liqeni i Kukësit, gjatë një përmbytje të rezervateve të ndryshme në Kosovë nga shirat e mëdhenj. Ky peshk u pajtua me ujin e këtij liqeni dhe u rrit e u shumua. Por Liqeni i Kukësit është i mbipopulluar me peshkun e llojit gjuhca. Dikur ka pasur ndërmarrje që konservonte gjuhcat, të cilat edhe eksportoheshin. Gjuhcat gjuhen lehtësisht dhe pa ndonjë investim të madh mund të përpunohen e konservohen. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë e Ushqimit në Kukës, Shukri Shehu, thotë se Kukësi e ka këtë mundësi për të punësuar njerëz, për të disiplinuar gjuajtjen e peshkut dhe për të qenë i pranishëm në treg sidomos në Kosovë ku ka shumë uri për peshk, ku transporti është me kosto të ulët, sepse distanca Kukës “ Prizren është 41 km.

КОМЕНТАРІ •