Kryeministri viziton kampingun luksoz ekologjik në Tepelenë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 4 чер 2022
  • Agroturizmi në Tepelenë dhe zonat përreth po merr një zhvillim dhe dimension të ri, falë investimeve të ndryshme private dhe ideve inovative që sjellin risi të ndërthurura bukur me traditën. Fshati Nivicë, i cili gjendet rreth 20 km nga qyteti i Tepelenës, duket se po lulëzon dhe po i rikthehet gjallëria e dikurshme prej numrit të madh të vizitorëve që e zgjedhin si destinacion.
    “Camp Nivica“ është investimi i parë suedez në Shqipëri në fushën e turizmit të qëndrueshëm, një EkoResort model, mes natyrës magjike, shembull domethënës i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde.
    Për t’u njohur nga afër me këtë investim interesant të çiftit suedez, ishte sot në Nivicë, Kryeministri Edi Rama.
    Kampingu me pamje nga Kanioni i Nivicës është i ndërtuar në çadra që vendosen mbi struktura druri të çmontueshme dhe paketueshme. Ato janë të mbuluara me tenda model safari, të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe montohen në struktura druri e mbulohen me kashtë për të shmangur nxehtësinë.
    ‘’Jemi përpjekur të ngremë këtë kamp ekologjik të stilit safari në Nivicë me kanionet si panorama përreth. Për ne ka qenë me rëndësi të ndërtojmë me materiale natyrore e të përpiqemi të krijojmë një hapësirë ku miqtë të ndihen sa më pranë natyrës, në një mënyrë të tillë që s’e bëjnë shpesh kur jetojnë në qytete të mëdha apo kur nuk shkojnë dot për ngjitje në mal. Gjithçka funksionon me 20 panele diellore gjithësej. Jemi përpjekur të bashkëpunojmë shumë ngushtë më komunitetin këtu në Nivicë.” - shpjegoi investitorja suedeze, e cila shtoi se me ngritjen e kampit interesi për ta vizituar dhe për të kaluar disa ditë aty është shumë i lartë si nga turistët vendas ashtu dhe nga ata të huaj.
    “Ka shumë njerëz që vijnë për të bërë ngjitje, kemi kanionet. Kemi një panoramë,pejsazh super fantastik. Ne jemi shfaqur në median suedeze. Rezervimet vijnë nga Suedia, por edhe nga të tjerë. Është një kombinim. Shumë rezervime vijnë nga Shqipëria, 50 % do thoja dhe 50% janë ndërkombëtare, vijnë nga Holanda, Suedia, Gjermania, edhe Amerika gjithashtu.” - tregoi ajo.
    Kryeministri Rama pasi vizitoi kampingun tha se ky investim është një shembull fantastik i krijimit të mjediseve luksoze pa shkatërruar natyrën. “Është po kështu një shembull fantastik për të tjerët që të mësojnë sesi të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën. Jam i sigurt që do të krijojë valë të re të këtoj lloji turizmi. Njerëzit mund të mësojnë, përmes kësaj, se si me pak mund të ndërtosh shumë.” - u shpreh Kryeministri.
    Në Bashkinë Tepelenë dhe fshatrat që përfshihen në të, numërohen rreth 12 subjekte, të cilat operojnë në fushën e agroturizmit dhe të turizmit rural, 5 prej të cilave gjenden në fshatin Nivicë. Bujtinat e ndërtuara prej këtyre subjekteve ruajnë stilin tradicional të ndërtimeve të zonës. Duke qenë se zona shquhet për blegtori, banorët vendas shfrytëzojnë prodhimet e fshatit për t’i tregtuar në bujtinat që ata kanë ndërtuar, duke ofruar gatime tradicionale të zonës së Kurveleshit si dhe prodhime bulmeti.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ • 65

  • @raulantoniomendez6181
    @raulantoniomendez6181 2 роки тому +5

    Sa eksagjeroni kushedi çfar ka bere!!thjeshte gjashte kampinge qe nuke mundet me teper se 12 vete!!Pra asgje ,perveçse ajo zoje ka perfituar gjithe ate toke shqiptare per nje cope buke,per mos te then i eshte dhene gratis??!!

  • @BG-zq5pi
    @BG-zq5pi 2 роки тому +1

    Thjesht dhe bukur! Nuk ka nevoje per hekur dhe beton!

  • @fatmirzajmi6021
    @fatmirzajmi6021 6 місяців тому

    Të ndihet njeriu si të ishte në Amerikën Latine por në Evropë edhe pa kafshë të rrezikshme të egëra si Jaguari ,Leopard apo ndonjë gjarpërinjë apo insekte vdekjeprurëse, shumë bukur.

  • @m.kurbin1969
    @m.kurbin1969 2 роки тому +10

    I ka fajet bashkia se te ka lene me ndertu ne ate forme ne nuk kemi jetuar ne kasolle kashte por ne kala dhe kulla guri,ekologjike jane dhe ato.kaq

  • @stavronatso9604
    @stavronatso9604 2 роки тому +8

    bukur bukur dhe vetëm bukur

  • @ilirilirshushku4511
    @ilirilirshushku4511 2 роки тому +6

    Fantastike … më pëlqen shumë , vëndi duket i freskët dhe i mbarë

    • @ilirilirshushku4511
      @ilirilirshushku4511 2 роки тому

      @@tatjanashpella4720 Ndoshta është ashtu si thoni ju por pikërisht pse ha pula strall ka atraksion dhe turizëm mos prit të prodhohet grurë se kur nuk u prodhua deri tani nuk do të prodhohet më por aty ka diçka tjetër jep para vëndi por me një mënyrë tjetër madje shumë herë më shumë dhe më shpejt dhe pikërisht në këtë mënyrë që më parë askush nuk e mendonte , po pse ç’mendoni ju vëndet tjera që bëjnë turizëm në vënde më të egra se malësitë e Tepelenes mos jane me të zgjuar se ne ..?! Jo… ato janë të guximshëm dhe kanë para por edhe njohje dhe teknollogjinë qe i ndihmon shume . ✨🍻

  • @abbaabba894
    @abbaabba894 2 роки тому +14

    Kemi vend shum te bukur te hapen shume se kemi fshatra plot qe mezi presin te shikojn njerez jan bujar dhe punetor
    Gjeja me e mire sh bukur

  • @jovanqalliaj815
    @jovanqalliaj815 2 місяці тому

    Pse nuk e cuat pak td ujvara peshtures eshte fantastike

  • @olaoli814
    @olaoli814 2 роки тому +3

    Ktu kendon Elgiti me xhensilen

  • @lice8325
    @lice8325 2 роки тому +4

    Shembull per ata qe thone se s'behet shqiperia.

    • @skedikermezo3870
      @skedikermezo3870 2 роки тому

      behet qe cke me te .por problemi eshte se shumica duan ti hedhi qeveria nga 100 njie euro ne bang qoft te ps e qofte te pd me pak fjal presin nga qielli goje hapur .

  • @mimozaimami7009
    @mimozaimami7009 2 роки тому

    A sa bukur a 😀😁😁

  • @nikoletaallkanjari6289
    @nikoletaallkanjari6289 2 роки тому +6

    Turizmi do ta zhvilloje Shqipërinë.

  • @endritrama3630
    @endritrama3630 2 роки тому +3

    Bravo Edi per keshtu investimesh strategjike ka nevoj vendi jone....

    • @jacopomontechristo7572
      @jacopomontechristo7572 2 роки тому

      Pse edi investoi aty,o sufllaqexhinj te peshtire e pa dinjitet e morret ne qaf ate vend.
      Ngelet duke lepire koqet e rames.

  • @veritasium1645
    @veritasium1645 2 роки тому +8

    A eshte ky kampingu ku eshte xhiruar videoklipi i Xhensiles me Elgitin ?

  • @ludmillakucuku2429
    @ludmillakucuku2429 2 роки тому +3

    E kam parë këtë vend në vidioklipin e një këngëtari,sh.bukur!

  • @sanieballa6319
    @sanieballa6319 2 роки тому +3

    E mrekullueshme!

  • @arianborici2875
    @arianborici2875 2 роки тому +2

    Bravo mesoni nga keta sekeni

  • @margheritapolizio1402
    @margheritapolizio1402 2 роки тому +1

    Sh bukur

  • @user-cc7ek6kf6v
    @user-cc7ek6kf6v 2 роки тому

    👏👏👍

  • @tatjanashpella4720
    @tatjanashpella4720 2 роки тому +7

    Do i kopjoj projektin të ndërtoj në Surel👌

  • @shkelqimkaja4882
    @shkelqimkaja4882 2 роки тому +3

    Mashtrim i madh

  • @figliodellestelle22
    @figliodellestelle22 2 роки тому

    Kush me thote a ka rruge deri ne Nivice, apo vetem me 4x4 mund te shkosh ?

    • @ervinbrahimi1146
      @ervinbrahimi1146 2 роки тому

      Mos hiq dore nga benci vella ...me parakolp sportiv

    • @figliodellestelle22
      @figliodellestelle22 2 роки тому

      @@ervinbrahimi1146 jojo e kemi ne gen benzin ne shqipet.

  • @altinsenja6016
    @altinsenja6016 2 роки тому +2

    Po cmimi?

    • @endritrama3630
      @endritrama3630 2 роки тому +2

      Ne UA-cam e gjete me pyt per cmimin o te rujt zoti....

  • @refaildhandili4745
    @refaildhandili4745 2 роки тому +3

    Ka zëvëndësuar Ali Pashën me sa duket !😂😂😂

    • @Skenderbeu777
      @Skenderbeu777 2 роки тому +1

      Po del me tlina para burgimit dhe shijon natyren😤🤣🤣🤣

  • @ulikaplani1039
    @ulikaplani1039 2 роки тому +2

    Jane ca Barkbosh nga perendimi dhe vijne ne Shqiperi...dhe bejne ca Kasolle Bagetie dhe i thone" Investim"..🤣🤣🙈

    • @Eraaaa-302
      @Eraaaa-302 2 роки тому

      Shko pra dhe ti e investo në fshatra!
      Fshatrat kanë degraduar dhe ikja nga fshati ka bërë braktisjen e plotë! Nuk thoni shyqyr që dikush po hedh sytë nga këto vende!

    • @ulikaplani1039
      @ulikaplani1039 2 роки тому

      @@Eraaaa-302 mos fol pa e vrare mendjen! Ai seshte Investim per te futur njerez ne pune,por per tjua marre Shqiptareve qe thyejne brinjet jashte vendit ,kur kthehen..! Keta lloj" Investoresh" i kemi me Lopate ketej..,skutha ,fukarenj..dhe perfitojne me Inferioritetin shqiptar..! Ajo do kerkoje per cdo person min.30 Euro..,plus te ngrenet dhe me thoj kush fitoj ketu nga ky " investim"?🤣 Duhen Linja prodhimi ku te punesohen njerez ,aty po..por jo ky lloj Biznesi..,ate pune ta bej nje nga Fshati aty ,te ushqeje femijet..,besoj se me kupton tani..,seshte xhelozi..se normal eshte per te qeshur kur shef kete kategori " Investoresh"..

    • @BG-zq5pi
      @BG-zq5pi 2 роки тому +1

      Pse nuk e ben ti?

  • @jonjona3650
    @jonjona3650 2 роки тому

    E si erdhen kohet; kashta me kallamat hyjne tek lluksi?!

  • @lisalela5406
    @lisalela5406 2 роки тому +1

    Kush ia ka dhene lejdn asaj me bo kto hjera ne vendin tone. Ajo toke u takon shqiptarevedhe shtetit e jo te vi ajo te beje tregti ne tokat tona. Ajo zone duhet me u shfrytzu nga shteti dhe per shtetin shqiptar nga shqiptaret. what a bull....t

    • @oljonkapaji2350
      @oljonkapaji2350 2 роки тому

      Shqipetarin e rjep per se gjalli pushteti i majte apo i djathte ,shqiperia eshte shitur me Koh vella ska me vent per shqiptaret ne shqiperi

    • @Eraaaa-302
      @Eraaaa-302 2 роки тому

      avash moj se kur e kishim ne shqiptarët token i'a pame hajrin!!!hajde mbille ti token t'a shohesh sese do te marresh nga ajo!!
      Po shqiptarët që po ndërtojnë jashtë shtetit, nuk duhet të ndërtojnë sipas teje???Merret leja, pagohet për ndërtimin dhe ndërtohet!

  • @enisgolis7142
    @enisgolis7142 2 роки тому +8

    Nga Bregdeti ka zene toka tani don ketej nga malet

    • @refaildhandili4745
      @refaildhandili4745 2 роки тому +1

      A ka besë e fe ky njeri !

    • @aladin1126
      @aladin1126 2 роки тому +1

      nga malet qe tua dhe te tyt eti?

    • @enisgolis7142
      @enisgolis7142 2 роки тому

      @@aladin1126 ty te qifshin ropt gjith shqiptaret grun motren femijet dhe ca ke ne gen

  • @nasixoxi3337
    @nasixoxi3337 2 роки тому

    A gjarper ku je

  • @robinhood3267
    @robinhood3267 2 роки тому +1

    Me duket se ka shku me pa terrenin per ndonje kulle 🥴