Shije Shtëpie - Bullgur me erëza (Pilaf) nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 10 вер 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    1 gotë bullgur i trashë
    Vaj ulliri
    1 lç gjalpë
    1 qepë e vogël
    2 lç nenexhik i thatë
    1 lk kerri
    1 lç piper i kuq i ëmbël
    1 lk piper i zi
    Kripë
    2 gota ujë të valuar
    Në një tenxhere shkrijmë gjalpin me vajin e ullirit. Shtojmë qepën të grirë shumë hollë dhe e kaurdisim deri sa qepa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë një gotë bullgur të trashë. Shtojmë kripën dhe të gjitha erëzat e më pas vazhdojmë kaurdisjen së bashku me erëzat vetëm për një minutë.
    Shtojmë ujin e valuar dhe e lëmë të ziejnë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Pasi bullguri të ketë zier, e fikim sobën dhe e mbulojmë tenxheren me një pecetë e më pas vendosim kapakun dhe e lëmë ashtu për 15 minuta të tjera e më pas e shërbejmë të ngrohtë.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

КОМЕНТАРІ •