Detaje nga ngjarja në Astir/6 persona kishin marrê apartament me qera,konsumuan drogë gjithë natën..
Вставка
- Опубліковано 24 січ 2025
- Detaje nga ngjarja e djeshme në “Astir”
Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin. Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin frekuentohesh 21-vjeçarja S.Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike. Mesditën e së entjes 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat. Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar. Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici. Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të vajzës, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me vajzën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën. Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania
Website: www.balkanweb....
Ndiq News24 në Facebook: bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 në Instagram: bit.ly/41waTOE
Ndiq News24 në X: / balkanwebcom
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Malli i mir😂😂😂🎉🎉🎉
goca ka qen blind por problemi qendron ke I pesti qe ka patur ne bord rraket berthamore te shkatrimit ne mas
Droga
Idjotja alarmoi dynian
Kaluar idiotes
Hajjj hajjj
Ajo ka ber leket e dynjas ju shqyni neper pallate
kishte te drejt goca 4 f 16 I perballonte me sukses por esht tremb nga I pesti . I pesti thot sienen ka pasur ne bord rraket berthamore te shkatrimit ne mas