E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (22 shtator 2019)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 21 вер 2019
  • www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
    Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-di...
    Formati ka ndryshuar pak në pjesën e dytë të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, sepse sot në studio e para vjen Mirlinda, të cilën e ka sjellë Shkëlqimi, bashkëshorti i saj. Një bashkëjetesë e pamundur pas 27 viteve. Mirlinda nuk mundi të përballonte pasojat e xhelozisë së Shkëlqimit duke i dhënë fund martesës.
    Mirlinda: Gjithë historia ime është me vuajtje. Unë jam nga Kepi Rodonit, prindërit e mi kanë qenë njerëz të thjeshtë, me halle, por nga zgjedhja e vjehrrit, atëherë u njoha me bashkëshortin tim. Vëllai jetonte në fermë Sukthi. Nusja e vëllait rrinte tek nëna e saj dhe unë kisha qejf të laja shpëlaja rrobat me dorë. Vjehrri vinte aty, kulloste një lopë dhe e pyet nusen e vëllait për mua, derisa një ditë takon vëllain. Punoja në një firmë këpucësh, shkoja në këmbë, sepse nuk kishte mjete transporti. Pas 2 muajsh fejesë do të rrëmbej më thotë. Pas martese pushova për dy javë, punonte motra e këtij dhe të afërm tek e njëjta fabrikë dhe ky nga xhelozia më kërkon ta lë punën. Kam djalin 21 vjeç dhe dy vajza të vogla. Martesa ka qenë me shumë vuajtje, ishte xheloz, nuk më lejonte të dilja tek porta, por unë e lashë punën. Fëmija e parë më vdiq nga torturat, nuk di çfarë të them, unë qepja këpucët në shtëpi ai nuk më linte të dilja tek dera të merrja furnizim apo materiale që mi sillnin. Vjen vëllai i madh dhe më pyet për shenjat, jam vrarë tek tavolina i thashë, por më kishte gjuajtur me grusht në sy. Sot unë jam vetëm me dy vajzat në shtëpi me qera, djalin e kam jashtë shtetit. Nga gjendja ekonomike isha keq, por tani mu bënë gocat krahë dhe djalin e kam të fejuar. Punova me djalin, por ky i thotë djalit të kujdesej për mua. Djali më thotë se i ka dalë një mundësi për jashtë, por i kërkova të rrinte pranë, mos të më linte vetëm me bashkëshortin, por më tha se kishte folur me të atin dhe ai nuk do më ngacmonte. Sa u largua djali ky vazhdoi përsëri. Tek puna i thotë përgjegjëses sime të më heqi, saqë edhe cigaren në ballë ma ka fikur. Kam kërkuar edhe divorcin prej tij...

КОМЕНТАРІ •