E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (22 shtator 2019)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 лис 2024
  • www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
    Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-di...
    A është dashuria e verbër apo xhelozia? Secili mund të ketë përgjigjen e tij por nga historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan padiskutim që xhelozia është e verbër për të parë e shijuar ngjyrat që të ofron dashuria e sinqertë.
    Pas 37 vitesh martesë, Vali ka gjetur momentin e duhur për t’ia vënë në dukje këtë “huq” burrit të saj 60-vjeçar. Ata janë njohur të rinj kur Vali ishte vetëm 15 vjeçe. As ardhja në jetë e fëmijëve e vitet e lëna pas nuk i’a kanë shuar Sabriut ndienjën e xhelozisë për të shoqen. Por për hir të dashurisë, ajo kishte ardhur në program për t’i vërtetuar që dashuria dhe xhelozia në fakt ecin në drejtime të kundërta.
    Vali: Në moshën 15 vjeç u dashurova me Bikun, nuk ndenjëm shumë të fejuar dhe u martova direkt, më rrëmbeu.
    Ardit Gjebrea: Emrin e ka Sabri, por ti e thërret Biku?
    Vali: Po, unë i them me përkëdheli shkurt. 16 vjeçe u martuam dhe linda djalin.
    Ardit Gjebrea: 16 vjeçe?
    Vali: Po, pa mbushur 16, unë i mbushja në maj 16 vjeç, djali lindi në prill.
    Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?
    Vali: Jo.
    Ardit Gjebrea: Të rrëmbeu?
    Vali: Më rrëmbeu, ishim dakord me njëri-tjetrin. Nuk ishim mirë me gjendjen ekonomike të dy dhe unë prandaj erdha sot, dasmë nuk bëmë dhe t’i bëja një surprizë nga televizioni.
    Ardit Gjebrea: Po si? Do vishesh nuse?
    Vali: Jo, jo, ja nuse u bëra unë, më mirë nuk kam ku të shkoj më.
    Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju Vali?
    Vali: Tre fëmijë, dy çuna, një gocë...

КОМЕНТАРІ •