🗳️ Zgjedhjet në Kosovë! A do të ketë fitues absolut apo koalicion? 🔥 Analiza e ekspertit
Вставка
- Опубліковано 9 лют 2025
- Analisti Fidan Rama në një lidhje skype në News24, ka komentuar procesi zgjedhor në Kosovë dhe fushatën e bërë nga partitë politike.
“Një përqindje e madhe e votuesve në anketa dalin të papërcaktuar deri në momentin e fundit, 15-20 përqind e votuesve.
Problematikë numri i madh i kandidatëve, janë 10 emra, kjo po merr kohë proceduralisht.
I sigurt që nga nesër Kosova do të ketë nevojë për 2 ose më shumë parti që të krijojnë qeverinë e re.
Nuk besoj se do të ketë një fitues absolut. Nuk mund të flas për fituesit, por ajo që jam i sigurt është që do të jetë nevoja për një koalicion për bashkëqeverisje.
Kosova organizon pa dyshim zgjedhjet më të mira në rajon. Ora 11 dhe mund të themi që ende nuk ka pasur një incident të rëndë.
Çdo herë diaspora ka pasur një ndikim të madh, por kësaj radhe varet edhe nga pjesëmarrja.
Diaspora ka qenë përcaktuese dhe njëjtë pritet të jetë edhe në këtë proces”, tha ai.
#Kosovë #Zgjedhjet2025 #Politikë #Qeveria #Koalicion #FidanRama #Diaspora #Votime #Demokracia #Lajme #News24