Analizë e Zgjedhjeve në Kosovë: Roli i Veriut dhe ndikimi i pakicave në Qeverinë e re
Вставка
- Опубліковано 9 лют 2025
- #ZgjedhjetKosovë #AlbinKurti #Vetëvendosje #Mitrovica #PakicatEtnike #QeveriaRe #politikakosovare
Duke komentuar situatën në Kosovë me përfundimin e procesit zgjedhor të ditës së sotme, juristi Skerdjan Dhuli theksoi rëndësinë që ka pasur tema e veriut të Kosovës gjatë fushatës elektorale.
Ai u shpreh se ndikimi i kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i dukshëm në elektorat, duke sjellë edhe një shembull konkret.
Ai theksoi se Vetëvendosja arrin të fitojë edhe votat e zonës së Mitrovicës, pavarësisht se kjo e fundit është vendlindja e kandidatit të PDK, Bedri Hamza.
Politologu Ariton Rama, në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ka analizuar procesin zgjedhor në Kosovë dhe skenarët e mundshëm për krijimin e qeverisë së re.
Me renditjen e Lëvizjes Vetëvendosje si forcë e parë pas zgjedhjeve, pakicat, veçanërisht komuniteti serb, mund të luajnë një rol vendimtar në formimin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
“Mendoj se pakicat do të jenë deçizive për krijimin e qeverisë. Minoritetet, sidomos blloku i komunitetit serb, do të jenë një faktor kyç në këtë proces,” tha Rama.