Ka një mesazh për ty - Mesazhi i Françeskes (20 Shkurt 2022)
Вставка
- Опубліковано 5 лис 2024
- #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Sakrificat e prindërve për fëmijët nuk mund të numërohen, por e pamatshme është edhe dashuria e fëmijës për ta. Këtë mesazh sjell Françeska në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ku duke i bashkëngjitur zërit të saj atë të motrave e vëllezërve, ka një kërkesë për prindërit.
Fjalë dashurie, mirënjohjeje dhe një dëshirë e madhe i ngacmon tetë fëmijët e Ndues dhe Dranes, ndaj Françeska ka ardhur nga Italia në “Ka Një Mesazh Për Ty” për t’ia përcjellë.
Françeska: Unë do t’ju thërras babë e nanë se kështu ju kam thënë dhe më mbushet shpirti. Ju keni sakrifikuar shumë për ne. Keni bërë të pamundurën për të na rritur, për të na edukuar, për të mos na munguar asgjë dhe për të na shkolluar dhe nuk është pak për kushtet që keni pasur. Ne sot jemi të gjithë të zotët e vetes. Motrat që jetojnë në Francë janë shumë mirë, unë jam shumë mirë, vëllezërit, faleminderit Zotit ditë e natë për shëndetin e tyre janë shumë mirë. Neve po na mungoni shumë ju. Ne mërzitemi shumë kur ju marrim në telefon dhe na dilni të mërzitur. Neve mërzitemi shumë kur problemet e atyre zonave, asaj familjeje, atyre rrugëve po na shqetësojnë shumë.
Ti ba, duhet të kesh diçka të ngulitur gjithmonë në mendje. Nuk je më vetëm. Ke qenë deri para disa viteve vetëm, ke pasur vetëm nënën, sot na ke ne, na ke të gjithëve ne që mezi presim të vini te ne, të rrini te ne dhe ne të mundemi t’ju shpërblejmë sadopak sakrificat që keni bërë për ne. Të vini të paktën të mundohemi dhe ne t’jua shpërblemë, t’ju shërbejmë, duam që çfarë t’ju mungojë juve t’jua sjellim ne. Një kafe në mëngjes t’jua sjellim ne dhe do ju kërkoja në emër të gjithë motrave e vëllezërve se të gjithë janë dakord me mua, që ju të shkëputeni pak nga shtëpia, toka, punët atje dhe të vini më shpesh te ne. Nuk po ju kërkojmë që ta braktisni komplet, por të vini më shpesh.
Ndue: Ne i mirëkuptojmë fëmijët, jemi shumë të lumtur dhe shumë krenarë që për fëmijët që kemi. I kemi të shkolluar, i kemi të ditur, të aftë e na duan shumë, por ama pesë herë kam qenë në Francë e njëherë në Itali, do lëvizim më shpesh. Jua premtoj që sot dhe unë e bashkëshortja, por çdo gjë në kohën e vet sepse ne s’kemi lindur kaq./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...