Ka nje mesazh per ty - Holta gjen nenen biologjike pas 53 vitesh (2 Janar 2022)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 жов 2024
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Holta ka lindur 53 vite më parë në Vlorë me emrin Rozeta dhe është braktisur në shtëpinë e fëmijës kur ishte ende foshnje. Në moshën 20-vjeçare ajo ka mësuar të vërtetën tronditëse se ishte e adoptuar. Nëna që e rriti quhej Jorgjie, njëlloj si ajo që e lindi. Duroi për shumë vite dhe më në fund vendosi që të kërkojë rrënjët e saj biologjike. Ka ardhur enkas nga Italia me djalin e saj Devisin për të mësuar të vërtetën. Djali nuk e di që aty ku është ulur në publik, afër tij janë dy tezet, motrat nga nëna të Holtës. As ajo nuk e di ende që nëna jeton dhe se ka dy motra që po e ndjekin rrëfimin e saj në studio.
    Ardit Gjebrea: Mamaja e Devisit quhet Holta. Në moshën 5-vjeçare ajo është adoptuar nga një zonjë me emrin Jorgjia edhe nëna biologjike quhet Jorgjia. Ajo sot ka ardhur, por nuk ka ardhur vetëm. Jorgjia, nëna e Holtës ka 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Ajo ka ardhur së bashku me 2 vajzat dhe ato nuk e dinë se kush i ka ftuar dhe kush ka ardhur. Unë do t’i ftoj tezet e Devisit dhe do t’i ul pranë tij, ndërkohë që ato nuk dinë gjë prej gjëje.
    Unë tani do të futem në publik sepse do të takoj një djalë me emrin Devis. Do të takoj Devisin sepse ai ka ardhur së bashku me nënën e tij, ajo quhet Holta dhe ka ardhur sot për të kërkuar nënën biologjike.
    Ardit Gjebrea: Ti e di përse ka ardhur nëna jote këtu apo jo?
    Devis: Po.
    Ardit Gjebrea: Pse ka ardhur nëna jote këtu?
    Devis: Për të ëmën.
    Ardit Gjebrea: Ti e di historinë apo jo?
    Devis: Po, po ma kanë thënë. Të gjithën jo, por atë që më kanë thënë.
    Holta mbërrin në studio dhe tregon arsyen pse ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare”.
    Ardit Gjebrea: Më trego pak pse ke ardhur sot.
    Holta: Jam rritur në një familje shumë të mirë nga mami dhe babai im me një gëzim dhe dashuri të pafund.
    Ardit Gjebrea: Jetojnë?
    Holta: Babai jo, ka ndërruar jetë në vitin 1999. Mami në Prill bën 96 vjeçe. Kam qenë nga mosha 20-vjeçare, në shtëpi isha vetëm unë dhe mami. Kam qenë shumë kapriçoze, filluam të bënim ca fjalë me mamin. Në fjalë e sipër edhe duke qarë më tha: Ti nuk më dëgjon se nuk je gjaku im. U habita, ngela e shtangur. Në fillim i thashë se pse ma the. Ajo ma tregoi duke qarë, në atë moment dhe nuk u ndjeva mirë. Mami duke qarë po më shpejgonte të gjithë historinë që mua më kanë marrë dhe kam qenë 5-6 vjeç se ka qenë Dhjetori i 1973. Më kërkoi dhe falje sepse më tha se kishte kujtuar se e dija./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •