Mbetet i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri punonjësi i policisë nga Tropoja (22 Gusht 2002)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 16 жов 2024
  • Lajme Arkiva 2002
    Një punonjës policie i Komisariatit të Bajram Currit ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në orët e para të mëngjesit. Burimet policore në Tropojë e konfirmuan se polici Ndoc Gjokli 38 vjeç nga Tropoja u qëllua me disa armë zjarri nga disa grabitës me maska dhe të armatosur.
    Viktima ka qenë duke udhëtuar me një fugon të zakonshëm të cilit i kanë prerë rrugën tre persona ende të paidentifikuar në aksin rrugor Lekë Biba-Bajram Curri. Personat e maskuar kanë dashur të grabisin udhëtarët e fugonit dhe sipas burimeve punonjësi i policisë Ndoc Gjokli ka bërë rezistencë për ti ndaluar por ata kanë shtënë me automatik në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.
    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e ngjarjes së policisë së Kukësit të cilat janë vënë në ndjekje të grabitësve të armatosur. Ata mendohen të jenë fshehur duke përfituar nga terreni i zonës së thyer ku ndodhi ngjarja.
    Vrasja e policit të komisariatit të bajram currit e çon në tre numrin e policëve të vrarë brenda një viti vetëm në Bajram Curri./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 1