Pa Gjurme-Drama e Ambrës/‘Motrat u birësuan,unë mbeta rrugëve 12-vjece" (22-09-2021)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 21 вер 2021
  • #pagjurme #odetadume #reportTV
    E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjeç, kur një mik i babait të tij e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të.
    Ato dy personat kanë qenë tek shtëpia, kur kanë bërë muhabetin për Oracion. Angelo Borelli rreth të 50-tave ka qenë në shtëpinë tonë. Një mik i babait i ka mbushur mendjen prindërve të mi. Shoku i tij kishte djalin përkthyes. Në verën e 1999 janë bërë bisedat, ndërsa në fillim të vitit 2000 vëllanë e morën në Itali. Ato thonin se djali do iki në Itali dhe do merrnin edhe familjen me vete. Italiani e dinte sikur ajo nuk ishte nëna biologjike e djalit, është mashtruar nga shoku i babait. Vëllai ka dal në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Besniku e mori në shtëpinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar familjes italiane. Familja italiane ia ka ndryshuar emrin nga Oracio në Tomas Borelli. Në Sicilia u birësua. Angelo ka ardhur disa herë në familjen tonë për t'i nxjerrë vizën nënës. Pasi çifti italian të birësonte djalin, ne si familje do shkonim të jetonim atje që të ishim afër. Babai ka qenë pak i alkoolozuar mami analfabete. Nëna bëri një denoncim, pasi u ndërprenë kontaktet. Babai u dënua për 5 vite burg për shitje të fëmijës, ndërsa nënës iu hoq e drejta prindërore. Çdo gjë është bërë jo me ligj. E merrnim italianin në telefon, por ai na gënjente se do na merrte edhe neve në Itali. Nëna i pyeste për djalin dhe ai nuk i jepte asnjë info, nuk na e nxirrte në telefon.
    Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pa përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit.
    Uroj të gjej motrat, dua të bashkohemi të gjithë. I kam rritur të gjithë fëmijët. Në shkurt të vitit 2012 janë birësuar motrat. Shpresoj që të kemi lajme të mira për motrat dhe vëllain të bashkohemi.

КОМЕНТАРІ • 87

  • @alehandroalickolli7313
    @alehandroalickolli7313 2 роки тому +26

    Bravo moj vajze me qjithe keto qe po thua meriton bravo me te madhe do zoti te bashkohesh me motrat dhe me vllain zoti ju bekofte

  • @bahrijeshijaku3296
    @bahrijeshijaku3296 2 роки тому +8

    Shum e dhimbshe po qaja bara me zonjes ne studio ishalla le fat i vjen motrat edhe vllaun ❤️❤️❤️❤️

  • @melgashi5121
    @melgashi5121 2 роки тому +12

    Oooo zoti te ndimoft ty oj loqk sa po me dhimbesh. Ishalla ki fat e bashkoni te gjith prap bashk 🤲🏻🤲🏻🤲🏻🤲🏻🤲🏻

  • @artadervishi1309
    @artadervishi1309 2 роки тому +9

    Dua te di do zoti bashkohen por kur ti gjeni do na e tregoni se kam qe kur e pash ket histori me esht fiksuar ne tru

  • @erviscaushaj2784
    @erviscaushaj2784 2 роки тому +5

    Zoti i dhente forc vajzes ne studio . Ju te emisjonit mos benj sikur e keni kaq te veshtir ,drejtoreshen per veshi para prokuroris edhe ju con ajo te gocat e te te tjer femin qe kan fatin e till

  • @nebahateasaj2703
    @nebahateasaj2703 2 роки тому +7

    Ju lutem shum ndimojuni 😥😥😥❤

  • @shqiperiak3388
    @shqiperiak3388 2 роки тому +8

    Ishalla Zoti i gjejne motrat edhe vellane qe te bashkohen!!

  • @oppsyas3285
    @oppsyas3285 2 роки тому +3

    Oooo zot sa histori e dhimbesh jam rengjerur mishi kokeriza edhe kam qare shum edhe e kuptoj disi vajze ne sudio se kam ritur motre tim vet 12 vjece kam qen edhe un prandaj e kuptoj shum me vjen shum keq edhe uroj qe ti gjeni motrat e vellain tuaj uroj me gjithe zemer ti gjeni shum shpejte 🤲🤲🤲🙏🙏

  • @shpresaukaj3583
    @shpresaukaj3583 2 роки тому +8

    Burg per atè Drejtoresh,me qfar te drejte lejon biresimin e femijevè pa lejen e familjes,a do ta jepte femijen e vet per biresim,denoncojeni drejtoreshen aman te jep pergjegjesi 😥😥

  • @juljanapino6903
    @juljanapino6903 2 роки тому +4

    Drame e pa pare 😍

  • @Zyramaku
    @Zyramaku 2 роки тому +10

    O zot sa me ka prekur kjo vajz😭😘

  • @kelakela9341
    @kelakela9341 2 роки тому +22

    Kjo heroina drejtoresha e jetimores durres shum her i ka dal emri per kto gjera 😢😢

  • @fadiletemujaci1217
    @fadiletemujaci1217 2 роки тому +1

    Ishalla ju ndimon

  • @JuliAna-zx5gk
    @JuliAna-zx5gk 2 роки тому +2

    Ambra qenke nje yll nje drite 😌uroj qe ti gjesh motrat edhe vellain e te jetoni te gjithe te lumtur

  • @Zyramaku
    @Zyramaku 2 роки тому +6

    O zot Odeta ndihmoji ksaj familje 🙏🙏

  • @vloravlora4608
    @vloravlora4608 2 роки тому +3

    Ohh cfare drame o zot cfare dhimbje ne shpirt

  • @MilenaHysa
    @MilenaHysa Рік тому +1

    Sa gjynaf kjo goca o zot 😢😢😢😢

  • @rubijankaja6669
    @rubijankaja6669 2 роки тому +7

    Kame qare me besoni ooohhh Nena ime vuajtje tmerr ......

  • @freeatlast3752
    @freeatlast3752 Рік тому +2

    Me gjithe kete drame nuk paska patur nje halle apo nje teze , nje gjysh apo nje gjyshe , nje faje apo nje xhaxha te nderhynte?

  • @fekabbll8327
    @fekabbll8327 2 роки тому +4

    Sa e dhimshme 😭😭😭