Lulelakër e skuqur nga zonja Vjollca
Вставка
- Опубліковано 7 лют 2025
- #rrezedielli #reportTV
Lulelakër e skuqur
Përbërësit:
500 gr lulelakër
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle uthull të bardhë
1 lugë çaji kripë
Brumi për lyerje
4 lugë gjelle miell
kripë, piper I zi, 1 lugë kafe piper I kuq
1 lugë kafe hudhër pluhur
1 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 vezë
1 filxhan çaji qumësht
vaj për skuqje
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në boçe të vogla, I shpëlajmë ato me ujë të bollshëm. I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm, kripë, 1 thelpi hudhër, 1 lugë gjelle uthull I lëmë të ziejnë vetëm 5-6 minuta nga momenti I zierjes dhe më pas I kullojmë.
Në një tas vendosim miellin, kripë, piper I zi, piper I kuq, hudhër pluhur, 1 lugë gjelle majdanoz I grirë imët, 1 vezë, 1 filxhan çaji qumësht përziejmë mirë brumin deri sa të marr trajtë homogjene. Vendosim një tigan me vaj për skuqje lyejmë mirë me burmin e përgatitur boçet e lulekarës të zjera dhe I vendosim në tigan I skuqim sa të marrim ngjyrë të artë dhe I shërbejmë.
Vjollca sa me elegance i paraqet recetat tani do beje lule lakren me guzhinen tende me sjell vendin Tim te ndjek gjithmone .
Te lumshin duart
Te lumshin duart jeni shume te mira te dyja!👏👏🌺🌺💕
Neser do i baj super te lumshin duart
Ty te lumshin duart mi zonje jo si ajo te njuz 24 qe po na meson gatime grekce faqeze🙈 ti je super me kenaqesi te ndjekim sjaron me detaje je super duar flori 💐
E bera sonte😋😋
💜🌸💖🌺💜