Shije Shtëpie - Mish me lulelakër nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 16 вер 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    600 gr mish viçi
    1 qepë
    2 domate
    2 speca të kuq
    5 thelpinj hudhër
    Kripë dhe piper i zi
    1 lk kurkuma
    1 lgj salcë domate
    1 kg lulelakër
    2 lgj majdanoz i grirë
    Vaj ulliri
    Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin të prerë në kubikë deri sa të thekrohet pak. Shtojmë qepën dhe vazhdojmë përzierjen për 3 minuta. Shtojmë menjëherë domatet të prera në kubikë të vegjël, specat po ashtu në kubikë të vegjël. Shtojmë hudhrat në copa të mëdha, kripë, piper të zi e kurkuma.
    I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë salcën dhe e përziejmë. Vendosim në sipërfaqe bohçet e lulelakrës. Shtojmë ujë sa të shkojë baraz me nivelin e mishit (jo lulelakrës). Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Në fund shtojmë majdanozin dhe gati për ta shërbyer.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

КОМЕНТАРІ •