Liko kajsie nga Gatuaj me Marjanën

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 30 вер 2024
  • Përshëndetje !
    Ja ku jemi përsëri bashkë.
    Sot do të vi me një recetë likoje tjetër e cila është liko kajsie
    Siç edhe e dime tani është periudha e tyre.
    Në këtë periudhe kajsit e kanë kohen më të mire të pjekjes dhe ëmbëlsisë së tyre.
    Liko kajsie nga Gatuaj me Marjanën
    Përbërësit
    1 kg kajsi
    1 kg sheqer
    2 gota ujë
    ½ kokërr limon( lëngun)
    Disa gjethe barbaroza ose lëndersha
    Përgatitja
    I kemi bërë gati kajsit fillojmë ta përgatisim.
    Fillimisht i heqim farat e kajsive me ndihmën e një mjeti unë kam zgjedhur një shtizë të madhe ku masa e tyre është 4 ½ .
    Për çdo amvisë që nuk e di për çfarë shtize bëhet fjale po e sqarojë është shtiza që bëjmë punime të ndryshme si triko dhe shalle.
    Duhet të kemi kujdes ku farat e kajsive të dalin kollaj dhe forma e tyre mos të na prishet.
    I kemi hequr të gjitha bërthamat e kajsisë .
    Marrim një enë qelqi i vendosim dhe aty do të hedhim ujin dhe sodën e bukës.
    Do ti lëmë 5-6 orë në qetësi.
    Po shofim që kajsitë na janë forcuar pak.
    I heqim nga ena që i kemi vendosur i kullojmë dhe i shpëlajme shumë mirë 2-3 herë me ujë të rrjedhshëm nga çezma.
    Fillojmë të përgatisim sherbetin.
    Në një tenxhere vendosim sheqerin dhe dy gota me ujë.
    E vendosim në zjarrë dhe trazojmë mirë deri sa të na tretet sheqeri.
    Sherbetin do ta lëmë të ziejë deri sa të na bëhet transparent. Hedhim kajsitë dhe i zhysim kajsitë të gjitha në sherbet .
    Në momentin që do fillojë të ziejë dhe të nxjerri shumë shkumë ne do ta ulim temperaturën e sobës në temperature mesatare.
    Dhe me këtë temperature do e përfundojmë likonë.
    Atëhere nëpërmjet një luge duhet ta heqim shkumën.
    Marrim një enë të vogël me ujë të ftohtë nga çezma dhe aty do ta zhysim lugën me shkume.
    Kështu do të vazhdojmë ta heqim shkumën deri në momentin që likoja nuk do të nxjerri më shkumë.
    Për të pare bërjen e likosë do të marim pak sherbet në një pjatë likoje ku e lëmë të ftohet.
    Mbasi na është ftohur do na tregoje që likoja ka përfunduar apo jo.
    Në momentin që likoja do të nxjerrë shkumë me fllucka të mëdha dhe trasparente ne do të hedhim lëngun e limonit edhe barbarozën ose lendërshanë si e quani ju sipas krahinave ku ju jetoni.
    Në këtë moment likoja ka përfunduar.
    E heqim menjëherë nga zjarri.
    E hedhim nëpër enët përkatëse.
    Mbasi i keni mbushur vazot dhe i keni vendosur kapakët likoja është gati për tu servirur.
    Ju bëftë mire !

КОМЕНТАРІ • 17