Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet…

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #pagjurme #odetadume #ReportTvLajme
    Një 78-vjeçar nga kryeqyteti rezulton i humbur që prej 6 shtatorit të vitit 2022.
    Përparim Dalla u largua nga banesa në Tiranë pranë shkollës ’Partizani’ në mesditë, vëllait i bëri me shenjë se do të kthehej shpejt. I moshuari kishte probleme me dëgjimin dhe të folurin që në lindje. Deri pak kohë më parë jetonte me nënën dhe motrën. Kur e ëma ndërroi jetë dhe e motra emigroi drejt SHBA-ve, 78-vjeçari me probleme mbeti vetëm dhe jo në pak raste u bë pre e vjedhjeve dhe shfrytëzimit për para nga persona te tjerë. Duke përfituar nga gjendja e tij shendetësore, tre të rinj të komunitetit rom e shfrytëzonin rrugëve të kryqytetit për të mbledhur kanaçe dhe me anë të mashtrimit i merrnin madje edhe pensionin. Vëllai i tij, Shërbimi është drejtuar komisariatit të policies në Tiranë, pasi Përparimi vitet i fundit largohej shpesh nga shtëpia dhe qëndronte me ditë të tëra jashtë. Shuma që 78-vjeçarit i është i vjedhur arrin vlerën e 10 mijë eurove, ndërkohë sot ai rezulton i humbur.
    Ish-anëtar i dëshmitarëve të Jehovait, i moshuari hoqi dorë prej tyre në periudhën e pandemisë. Pas largimi nga ky sekt, ai mori një tjetër drejtim. Pas denoncimit të bërë në komisariat për humbjen e Përparimit, ende policia nuk ka marr në pyetje personat për të cilët familjarët dyshojnë, persona me të cilët ai shoqërohej vazhdimisht kohët e fundit.
    Ende pa konsumuar drekën e së dielës ai doli nga banesa mesditën e 6 shtatorit dhe nuk u kthye më. Një muaj më pas dikusht pretendon se e ka parë në zonën e Tufinës në Tiranë, por pas kërkimeve bërë nga të afërmit e tij nuk është gjetur asnjë gjurmë.
    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

КОМЕНТАРІ • 2