Pa Gjurme-Përballja e kushërinjve/’Më fal që s’tregova,atë natë vëllai juaj…’/E akuzon: Ti ke gisht!

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 вер 2024
  • #pagjurme #odetadume #ReportTv
    Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 49-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës në Greqi, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranur. Nga frika se mos pikasej nga policia ai ka kërkuar të kalojë natën jashtë, ndërsa e ka zënë gjumi pranë një mullari. Rreth orës të 12 natës në zonë ka mbërritur policia, e cila ka kapur në këtë banesë katër emigrantët shqiptarët.
    Këta të fundit u kthyen në Shqipëri, pa mundur të mësojnë se ku kishte përfundur Agron Mëhalla. Pikëpyetje të mëdha ngrihen nga familjarët, për zhdukjen e të riut, pasi të vetmit dëshmitarë të asaj natë kanë dhënë dëshmi kontradiktore rreth ngjarjes, me dyshimin se atë natë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
    Për 49-vjecarin i cili humbi gjurmët, kjo zonë nuk ishte e panjohur pasi për të ishtë herë e katërt që kalonte kufirin. Ai u nis pa aprovimin e prindërve, por me garancinë që i dhanë kushsërinjtë, se me të mbërritur ai do të fillonte punë tek pronari i tyre grek në Kozani të Larisës. Me t’u kthyer në Shqipëri, për 6 muaj me radhë kushërinjtë nuk u dhanë asnjë informacion familjarëve të Agronit përsa çfarë kishte ndodhur atë natë në mes të pyllit. Ata nuk pranuan t’u tregonin as vendin ku ndodhi ajo ngjarje edhe pse Gazmend Mehalla e ka kërkuar me insistim të dijë vendin ku u zhduk i vëllai i tij.
    I akuzuar nga familja Mëhalla, se është në dijeni të asaj çfarë ndodhi me fatin e të riut, Pëllumb Beqiri pranoi thirrjen publike për t’u përballur me motrën e Agronit dhe për t’u kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve.
    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

КОМЕНТАРІ • 7