Pa Gjurme-Pas 6 vitesh zbulohen gjurmët e 25-vjeçarit/ Vëllai: Adhuronte boksin, besoj se është ai

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 26 сер 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Lë një letër dhe zhduket pa gjurmë i riu nga fshati Kamqisht i Tepelenës. Hamit Memlika apo Bushi siç thërritej, humbi gjurmët më datë 12 qershor të 2018 për të mos pasur më asnjë komunikim.
    Ai provoi emigrimin për herë të parë në vitin 2017 dhe u vendos në Spartë të Greqisë për shkak të vështirësive ekonomike. Atje nisi punë si çoban tek një shqiptar që quhet Klement Sina nga fshati Qesarat i Tepelenës ku punoi për afro 1 vit. Ai kishte kontakte të rregullta me familjarët me të cilët komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale apo edhe numrit celular që ai kishte në përdorim. Hamiti shprehej se ishte shëndoshë e mire dhe se nuk kishte asnjë problem. Këto kontakte zgjatën deri në qershor të 2018. Më datë 12 qershor ai ka komunikuar për herë të fundit me vëllanë Ervin Memlikën si çdo herë tjetër. Ndërsa pas 4 ditësh më datë 16 qeshor pronari, Klementi telefonon Ervinin të cilit i pohon se i vëllai nuk ndodhej në stan dhe se kishte ikur. Sipas tij Hamiti kishte shkuar në stan mbrëmjen e datës 15 qershor por të nesërmen ai nuk e kishte gjetur aty. Pasi Ervini takon pronarin fizikisht, ky i fundit i tregon dhe një letër të cilën Hamiti e kishte lënë në tavolinë para se të zhdukej. Pronari e mohon kategorikisht që mes tyre të ketë ndodhur ndonjë zënkë.
    Pas largimit të tij numri i celularit rezultonte i fikur ndërsa në rrjetin social Facebook ka qenë aktiv edhe 2 herë. Familjarët i kanë shkruar por nuk kanë mundur të marrin asnjë përgjigje.
    I vëllai ka bërë një denoncim në policinë greke për zhdukjen e Hamitit, por ende asgjë derimë sot.
    Fatkeqësitë do të ndiqnin njëra-tjetrën, kur një vit pas zhdukjes babai i Hamitit do të ndërronte jetë, e nga gjithë këto tronditje nëna Dituri Memlika ka pësuar një paralizë dhe sot ndodhet në shtrat. Një familje e madhe me 8 fëmijë, djali i katërt Hamiti rezulton i zhdukur prej vitesh.
    Sot me zemër të ngrirë familja Memlika janë në pritje të një lajmi që mund t'ua qetësojë sadopak zemrën.

КОМЕНТАРІ • 55

  • @user-km6kv4ob4i
    @user-km6kv4ob4i 7 місяців тому +6

    Urroj per keta 2 vellezer ta gjen vellain çudi me ne shqiptaret ca vellezer behen e ca te tjere zihen e vriten e harojne gjakun Odeta je ikon❤

  • @erilandasofi5213
    @erilandasofi5213 7 місяців тому +9

    Super moderatore odeta ka nje fjalor te folur qe asnje moderatore se ka suksese ti js e vertet e e vecante

  • @AlmaAbazaj
    @AlmaAbazaj 7 місяців тому +9

    Odeta të ndjek çdo ditë më vite dhe ndihmoj njerzit e humburë ndihmoj si gjithmonë🎉🎉❤ ishalla çdo detyrë qoftë shok të lumtur të bashkohen me njerzit e tyrr🙏🙌

    • @anaborakaj9692
      @anaborakaj9692 7 місяців тому

      Mos I beaoni shum keto tlefonata mundet ti fusi dikush

    • @dorinedo5134
      @dorinedo5134 7 місяців тому

      Ndimon veten e familjen e saj ne rradh te pare se duhet te punoje qe te jetoje,se pa pune ska leke!!!Pa ja ulur vlerat e saj ne ndimesen e njerezeve te humbur!!Odeta eshte shum e zonja ne zanatin e saj e kam ndjekur qe ne emisionin e Aida shtinos shum vite para edhe atere spikaste nga gazetaret e tjere bashk me spartak koken e nje gazetar tjeter sme kujtohet emri tani,por ishin tre gazetare me te shkathet qe kishte Aida ne emisionin njeres te humbur!!!Ai gazetari tjeter me duket se punon ne klan tani!Shqipria ka vertet shum nevoje per nje emision te kti lloji!!

  • @user-pq3vy8mm5l
    @user-pq3vy8mm5l 7 місяців тому +4

    Zonja Nexhi eshte shume e mire te gjitha miresite ja fali Zoti 💥💥❤❤

  • @shefkijecallaki9427
    @shefkijecallaki9427 2 місяці тому

    Odetq Negji jeni ma te mirat❤❤

  • @kety..2633
    @kety..2633 7 місяців тому +5

    Ahhh. Zonja Nexhi gojembel gjithmon ,,,ishalla djani esht gjall 🙏🙏😌

  • @mariabardhoku2559
    @mariabardhoku2559 7 місяців тому +5

    Rrespekte Zonja Nexhi me pelqejne shume komentet tuja. Rrespekte.

  • @usa_girl6333
    @usa_girl6333 7 місяців тому +6

    Do e marre ne tel te mbushe emisionin, I vellai i thote no kjo vazhdon ne te sajen,, Mjere ata families qe kane keq dhe ngelen ne doren tuaj,, Shpresoj te ndihmojne njerzit, sepse po te jete per ju zot na ruaj,,

    • @aladin1126
      @aladin1126 7 місяців тому +1

      a di gje se cfare thua moj? Sa njerez jane gjetur nga ky emision qe ti i bie hasha?

  • @shefkijecallaki9427
    @shefkijecallaki9427 2 місяці тому

    Respekt për Ideten ❤Te kishte pak ma shumë minutash 👏

  • @anaborakaj9692
    @anaborakaj9692 7 місяців тому +7

    Te gjitha i di pronari

  • @user-jl8dq1nu6u
    @user-jl8dq1nu6u 7 місяців тому +1

    😢😢😢😢😢Nese ai e gjall e nuk flet me familjen zoti i vraft 😪😪😪😪😪😪

  • @nome3421
    @nome3421 7 місяців тому +3

    Po me keput shpirtin ky vellai Bushit 😢

  • @monda5729
    @monda5729 7 місяців тому +7

    Moj Odeta po' Zonja Nexhi qe ti e ndrrpreve ne ate menyre kur po' fliste ai personit nga Germania po' te pyeste per muajin e vitit 2023 sepse mbesa Ka lindur 4 muaj me pare dhe ndoshta ai e dinte (mund ta ket pare ne rrjetet sociale prsh)....

  • @elenahekurani7478
    @elenahekurani7478 7 місяців тому +2

    Ishalla gjendet sa më shpejt

  • @user-me2pc5po8j
    @user-me2pc5po8j 7 місяців тому +11

    Mos i besoni shum telefonusve se mun te jen dhe te afermit e zotris qe e ka pas ne pun. Keshtu think about it moderatore mos I mer per baz te gjitha.

    • @london2704
      @london2704 7 місяців тому +2

      1 Milion % telefonatat kan qene te afermit e Pronarit Shqipetar per te nderkikuar ngjarjen gjoja

  • @ramijeameti8236
    @ramijeameti8236 Місяць тому

    Telut nexhi ne ne gurbet nuk apim adrese

  • @mariabardhoku2559
    @mariabardhoku2559 7 місяців тому +2

    Uroj me gjith zemer te gjinet aj djal i ri . Te lidhet dhe te komunikoje me print dhe vllezrit e motrat e veta. Tjau qetsoje zemrat e tyre. Se asht teper e rende te largohet dhe te humb kontaktet ne mosh te re siq ishte aj vetem 19 vjeq

  • @emiitalia1157
    @emiitalia1157 7 місяців тому +2

    Si ka mundesi ne te njëjtën dite kaq shum telefonata per Bushin?

    • @kristiemma
      @kristiemma 7 місяців тому +1

      Ee po smund te zhduket keshtu njeriu pa nje gjueme. .Apo eshte dora e pronarit se e mori vesh se vellezerit akuzuan per te para 4 ditesh??

  • @kujtimeabdili-be4ro
    @kujtimeabdili-be4ro 7 місяців тому +1

    Odeta te lutem a ka deni iformat per Fitime Abdili

    • @suzanefarizi1506
      @suzanefarizi1506 7 місяців тому

      Qe eshte nga bogovina ende ska tregu asgje per at

  • @melihatkika2055
    @melihatkika2055 7 місяців тому

    🤲

  • @violetabello392
    @violetabello392 7 місяців тому +6

    Kam dhe un nje Vella nuk Ka humbur po' Nun flet me nenen Ka 5-6 vjet dhe nje moter qe Ka 17 vjet qe zdo tja dias pernje po' te pakten me nen pse nuk flet Jan kafsh per mua

    • @suzanefarizi1506
      @suzanefarizi1506 7 місяців тому +2

      Duhet tju kerkoj vëllai pse keshtu behen keto njerez ku ka me afer se nena dhe motra....ncncn di bij pishmanit por von mos u merzit

    • @aladin1126
      @aladin1126 7 місяців тому

      mund te jete dhe i semure, me depresion nga jeta e rende e kurbetit, mos i gjykoni kaq ashper.

  • @jetmirangucaj9175
    @jetmirangucaj9175 7 місяців тому

    Ne nuk kemi shtet fare ,jemi ne dor te zotit

  • @nikosglosa4459
    @nikosglosa4459 7 місяців тому

    Shqipatre esht moj jo greke ca i ngateron njerzit

  • @gentazeneli
    @gentazeneli 7 місяців тому

    mos esht Sokol imeraj

  • @london2704
    @london2704 7 місяців тому +4

    Po moj Odeta Pronari sipas teje do thoshte se e kam kaluar keq me te humburin apo si haha 😂 Pronari normal se do fsheh ngjarjen . Nexhi Si Gjithmon flet drejte dhe je Zonje e Mrekullueshme Bravo 🙌

  • @lizazhutaj4198
    @lizazhutaj4198 7 місяців тому +2

    Kjo gruaja nuk po' ma mbushe mendjen fare

    • @london2704
      @london2704 7 місяців тому +7

      Kjo grua qe foli eshte ndonje e aferm e Pronarit Shqipetar 100%

    • @lizazhutaj4198
      @lizazhutaj4198 7 місяців тому +1

      @@london2704 ashtu mendova dhe une ,sepse nuk ishte e sakte kur fliste as e besushme . Ku rri i thoshte kjo ,,,,,,,ajo ne greqi ,,,,,,,,,po' greqia Ka qytete dhe fshatra me emra . Mrapa tek stacioni i autobuzit o zote stacione Ka me mija ajo ,,,,,,,,po' tek stacioni i autobuzit.... Pra .

  • @jolabudo4044
    @jolabudo4044 7 місяців тому

    Nje gje te dinite verteten duhet ta kerkoni vetem te pronari

  • @fortesa91
    @fortesa91 5 місяців тому

    Odeta shume sjellje te vrazhde me avokaten. Ti humb kohe me gjera kot, kur vjen ne pyetje te flet dikush nuk e lejon.

  • @user-sr5sn8bl3n
    @user-sr5sn8bl3n 7 місяців тому +6

    SHPRESOJ QE MITI DO ZBULOHET SA ME SHPEIT