Ka nje mesazh per ty - Gita: Pasi me vrane burrin, kunati me mori djalin Aristid! (13 Shtator 2020)
Вставка
- Опубліковано 28 лис 2024
- EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim
Rubrika” Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një histori të dhimbshme dhe tepër të vështirë. Gita është nënë e një djali, por që prej shumë vitesh nuk ka asnjë lloj komunikimi me të.
Kur ajo ishte 21 vjeç, bashkëshortin e vrasin dhe ajo mbetet e vetme me djalin e saj, që në atë kohë ishte vetëm 1 vit e gjysmë. Bashkëjetesa me familjen e bashkëshortit nuk ishte aspak e mirë, prandaj ajo vendosi që të largohet së bashku me djalin tek familja e saj.
Familja e burrit të saj komunikon me të atin që ai të hidhte një firmë, në mënyrë që atë të merrnin djalin e saj jashtë shtetit. Babai i saj pranoi sepse ata i thanë që më vonë do bashkonin djalin me nënën, por nuk ndodhi kështu.
Momenti kur i morën djalin, për Gitën ishte shumë i vështirë dhe ajo e ka përjetuar shumë keq. Deri në vitin 2005, ajo komunikonte me djalin përmes telefonit, por më pas familja e bashkëshortit të ndjerë shkëputi çdo kontakt mes tyre.
Ardit Gjebrea: Ti mbete vetëm me djalin?
Gita: Po!
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?
Gita: Isha 21 vjeç kur vdiq Nesti.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?
Gita: Më pas ika prej asaj familje, se nuk u ndjeva asnjëherë absolutisht asnjëherë mirë aty.
Ardit Gjebrea: Ike ti vetë apo të tha familja më mirë shko në familjen e prindërve të tu?
Gita: Vetëm atë natë e kam dëgjuar kunatin tim për herë të parë të më flasë: Na rri. Nuk kam ndenjur Ardit, se ma kishin sjellë shpirtin këtu, edhe mua edhe djalit. Nuk kam ndenjur, jam larguar nga ajo shtëpi, se nuk kisha absolutisht asnjë ditë të lumtur për ato 3 vite.
Ardit Gjebrea: Shkove tek prindërit e tu?
Gita: U ktheva tek prindërit e mi, i thashë babait që unë nuk e çoj djalin aty, do ta rris këtu.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte djali?
Gita: 1 vit e gjysmë!
Ardit Gjebrea: Ata u futën në procesin e gjakmarrjes?
Gita: Po e morën dhe hakun mbrapa. Pastaj këta kishin bërë plane për të shkuar jashtë shtetit për të marrë dhe djalin tim. I kërkojnë babait tim një firmë, i thanë që Gitën e marrim më vonë. Babai im me besim të plotë ia jep atë firmë, edhe ma marrin djalin.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për ditën që ta morën djalin? E morën apo e çoi babai yt?
Gita: Më thotë babai, që i ka marrë malli xhaxhain dhe gjyshin dhe që kështu do ta çojmë djalin. I them po vij dhe unë me ty. Jo thotë nuk ke për të ardhur. Unë po çoj djalin, po kryej ato gjëra që kam në Shkodër dhe pastaj po shkoj ta marr djalin prapë. Iku djali me babain tim, isha e stresuar, kisha diçka në zemër. Kështu që djali nuk u kthye më këtu.
Ardit Gjebrea: Gita kur babai u kthye pa djalin në shtëpi, çfarë i the?
Gita: I thashë po si kështu? Më tha janë nisur për të ikur jashtë shtetit. Ka qenë një tmerr i madh për mua, s’kam ditur një muaj se ku jam. Vazhduan disa vite, ma nxirrnin në telefon, komunikoja.
Ardit Gjebrea: Deri sa vjeç ishte Arsitidi kur ka folur me ty në telefon?
Gita: Deri në 2005!
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte atëherë?
Gita: 10 vjeç.
Ardit Gjebrea: Po pastaj?
Gita: Pastaj u ndërpre telefoni.
Ardit Gjebrea: Xhaxhai i djalit i ka thënë djalit sipas versionit tuaj, që mamaja të ka braktisur?
Gita: Po, po, të ka lënë.
Ardit Gjebrea: Mbas vitit 2005, ti nuk ke patur kontakt me të?
Gita: Jo kemi kërkuar nëpër njerëz, më thoshin s’kemi çfarë të bëjmë. I kemi çuar njerëz tek shtëpia. Nuk pranojnë ta lënë të flasë me mua. Ai thotë është i imi, e kam rritur unë, e kam shkolluar unë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...