Це відео не доступне.
Перепрошуємо.

Gjelle me mashurka

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 6 жов 2020
  • Per kete recet na nevojiten.
    700-800 gr mashurka.
    2 qepe mesatare.
    Vaj ulliri.
    3 domate mesatare.
    700 gr mish vici ose lope.
    Nje luge gjelle paste domate.
    2 karrota mesatare.
    3 patate.
    2 gjethe dafine.
    Spec pluhur.
    Erza te perziera [vegete].
    Krip dhe piper.
    Uje.
    Fillojm me mashurkat. U heqim majat dhe prejme ne 2 ose 3 pjese, pastrojm ne uje te ftohte.
    2 qepe mesatare te grira imet.
    Ne tenxhere hedhim qepet dhe 4-5 luge gjelle vaj ulliri dhe ne temperatur mesatare zbusim qepet 5 minuta. Nderkohe prejme 3 domate ne kube.
    Pasi te jet zbutur qepa shtojme edhe mishin ne tenxhere dhe vazhdojme ta skuqim edhe mishin 5 minuta.
    Pasi te jet skuqur mishi 5 minuta, shtojme edhe nje luge paste domate dhe perziejm.
    Shtojme domatet e prera dhe 500 ml uje. Mbulojme me kapak dhe ziejm nje ore ne temperatur mbi mesatare.
    Pastrojme dhe prejme ne kube 2 karrota.
    Pas nje ore zierje shtoni prape 500 ml uje, ose sipas nevojes, sepse mishi duhet zier dhe uji avullohet kur koha e zierjes eshte e gjate.
    ne gjelle shtojme edhe nje luge gjelle spec pluhur, krip, erza te perziera, piper te zi dhe karrotat.
    Mbulojme prape dhe vazhdojme duke e zier edhe 20 minuta.
    Nderkohe prejme 3 patate ne kube. pas 20 minutave zierje ne tenxhere hedhim patatet dhe mashurkat, nese uje ka shteruar shtojme prape uje deri sa te mbuloje mashurkat, si tregohet ne video.
    Mbulojme prap gjellen me kapak dhe vazhojme zierjen edhe 40 minuta, ose deri sa mishi te jet zier dhe mashurkat te jen zbutur.
    Pasi qe gjella te jet zier ndalim zjarin leme gjellen te pushoje 10 minuta para se ta servojme.
    Koha e nevojshme per zierje per kete gjelle eshte 2 ore.
    Ju befte mire.

КОМЕНТАРІ • 4