Meditim në VALËT THETA TË TRURIT. Valët e shërimit, trasformimit dhe manifestimit të menjëhershëm.
Вставка
- Опубліковано 27 січ 2025
- 13 NETËT E SHENJTA janë një periudhë e veçantë reflektimi, meditimi dhe transformimi shpirtëror që ndodh mes datës 24 dhjetor (nata e hyrjes së Krishtlindjes) dhe 6 janarit (Epifania).
Ato përfaqësojnë një moment ndalese nga përditshmëria dhe lidhje me pjesën tonë më të thellë.
Në shumë kultura, kjo periudhë është konsideruar e shenjtë dhe mendohej se ishte një kohë për të ngadalësuar ritmin, për të pushuar, për të njohur më mirë veten, për të lëshuar të vjetrën për t’i hapur vend të resë, si dhe për të marrë frymëzime për vitin që po vjen.
👉 Me këtë rast kemi krijuar 13 postime me përmbajtje dhe evente falas që të ndajmë me ju për t’ju shoqëruar në këtë udhëtim të brendshëm gjatë këtyre 13 NETËVE.
Natën e sotme do të bëjmë një Meditim me rrugëtim në VALËT THETA TË TRURIT që janë Valët e shërimit, trasformimit dhe manifestimit të menjëhershëm.
Sa herë keni nevojë për shërim bëjeni këtë meditim.
Sa herë keni nevojë për relaksim bëjeni këtë meditim.
Sa herë keni nevojë për fuqizim dhe energji bëjeni këtë 0meditim.
Sa herë doni të manifestoni një gjë në jetën tuaj bëjeni këtë meditim.
Mund ta bëni në mëngjes herët para se ta filloni ditën ose në darkë para se të flini, zgjat vetem 10 minuta.
THONI PO mundesisht me zë të larte kur dëgjoni "Mund të bëj një pastrim? Mund të bëj një shërim?" në mënyrë që edhe truri juaj ta dëgjojë. Sa me shumë thoni PO , aq më shumë ju hyn dhe e ndjeni atë shërim.
Ky është një meditim që përdoret në teknikën e shërimit energjitik THETA HEALING.
Shijojeni meditimin!