Shihemi ne gjyq - "Lufta” per kujdestarinë e djalit (20 Shkurt 2022)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 2 гру 2024
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Javën e kaluar në “Shihemi në Gjyq”, rubrikën e përhershme të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan u trajtua një konflikt mes Danielës dhe bashkëshortit të saj, Altinit. Të dy akuzuan ish-bashkëshortin e parë të Danielës, me të cilin ka një djalë, për telefonata në kohë të papërshtatshme, edhe kur ajo ndodhej në tualet.
    Në seancën e sotme, ish-bashkëshorti i saj, Fabiani, ka ardhur në studio për t’u ballafaquar me Danielën mbi akuzat e javës që lamë pas për të treguar anën e tij të historisë. Altini ndodhet i pranishëm në publik, ashtu si dhe nëna e Fabianit, Shqiponja.
    Fabian: Dua të them për një person tjetër. Dua ta deklaroj edhe për një person tjetër. Ai personi atje është kushëriri im që më ka bërë mua presion.
    Daniela: Ai s’është kushëriri yt. Për të larë veten do nxjerrësh kushëririn tënd.
    Fabian: Gabimn e parë e bëri ai që mori atë për grua, më ka kushëri, s’duhet ta kishte bërë, pavarësisht që unë jam i divorcuar, s’duhet ta kishte bërë.
    Eni Çobani: Brenda një familjeje ke marrë të dy burrat?
    Daniela: Jo, jo absolutisht.
    Fabian: Gabimin e dytë që e lë djalin tim t’i thojë atij baba dhe gabimin e tretë, vjen e më kërcënon: mua këtu.
    Daniela Kjo është një shpifje që po bën.
    Ardit Gjebrea: Daniela, është kushëri apo jo?
    Daniela: Jo nuk është.
    Eni Çobani: Altin, je kushëri apo jo?
    Altin: Unë s’e njoh për kushëri. S’kam qenë në Shqipëri kur jam njohur me Danielën.
    Eni Çobani: Thuaj të vërtetën zotëri. Jeni kushërinj?
    Altin: Po, po të vërtetën, por kur jam njohur me Danielën, e kam marrë vesh…
    Eni Çobani: E ke kushëri apo jo?
    Altin: Unë e di që e kam kushëri të shtatë apo të tetë, kam qenë në Itali, shumë i larguar nga Shqipëria.
    Eni Çobani: Po s’ka gjë se je në Itali, gjaku është gjak.
    Altin: Nuk e mohoj./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •