Shihemi ne gjyq - Firma e ndërtimit, qytetarët prej 10 vitesh në konflikt (24 Tetor 2021)
Вставка
- Опубліковано 29 жов 2024
- #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Seanca e ndërmjetësimit mes Ilirit e Lavdoshit në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mori edhe një lutje nga zonja Eni Çobani, e cila i kërkoi Lavdoshit të përgjigjet për pjesën e tij.
Ndonëse situata e tyre është shumë komplekse pasi në të janë përfshirë palë të tjera, ai nuk ka një arsye për të mos i paguar Ilirit detyrimin që i ka. Pavarësisht se objekti që ai ka marrë në pronësi para 10 vitesh nuk është i përdorshëm nga ai, situata që e ka sjellë në këtë pikë ka ndodhur pas marrjes së tij nga Iliri.
Eni Çobani: E vërteta jote është një e vërtetë e dhimbshme dhe ju më sollët këtu aneks-planin e pagesës që ju keni një kredi në një bankë të nivelit të dytë dhe si ju është pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ju, në mirëbesim keni pranuar që zoti Lavdosh të japë paratë. Lavdoshi thotë unë jam i djegur, 25 i dhashë, të jap edhe 25 ku të shkoj pa pronë, pa gjë. Lavdosh, po të premtoj vetëm një gjë, pavarësisht rrugës që keni ndjekur deri sot. Unë, si qytetare, si një njeri që e ndiej në lëkurë, mund të isha unë në vendin tuaj atje apo edhe të Ilirit dhe po jua them me shumë seriozitet këtë, do ta çoj deri në fund, si problematikën timë që po e ndjek, edhe problematikën tuaj. Por ama do të të lutesha vetëm për një gjë: 25 milionëshin po ia mban pa të drejtë Ilirit deri në këto momente. Besoj shumë në burrërinë tënde që duke dalë nga kjo seancë apo ndoshta akoma pa dalë, do t’ia japësh sepse po e them edhe njëherë, nuk e ke nga Iliri.
Lavdosh: Nga momenti që do të marr dokumentat…
Eni Çobani: Po nuk t’i jep Iliri dokumentat, dokumentat t’i ka dhënë Iliri, e ke pasur bosh pronën, nuk ka qenë Fatjoni në atë kohë që ke bërë dokumentat me Ilirin.
Lavdosh: Dakord, ka qenë bosh, por tani 25 ia dhashë, t’i jap edhe 25 të tjera, pastaj?
Eni Çobani: Pastaj do vendosë ligji.
Lavdosh: E kam denoncuar në prokurori, as nuk më luan njeri fare.
Për të mbyllur në mënyrë të drejtë seancën e ndërmjetësimit, zonja Eni ka një lutje për Lavdoshin.
Eni Çobani: Po të lutem Lavdosh, të bëjmë një mbyllje burrërore, me mirëbesimin që zotëria të ka dhënë një pronë të lirë.
Ilir: Të lirë si Zoti.
Lavdosh: Po e ka tjetri po bën biznes, ti thua pronë e lirë.
Eni Çobani: Po pronën nga Iliri, jo nga Fatjoni.
Ilir: A e more nga unë të pastër garazhin, të hapur si e gjithë kjo hapësirë këtu?
Lavdosh: Kur e mora pronën, ishte në ndërtim e sipër.
Ilir: Hidh firmën për 45 milionë lekë.
Lavdosh: Harroje firmën.
Seanca e ndërmjetësimit nuk arriti në një marrëveshje gjatë kohës televizive, ndaj zonja Eni do ta vazhdojë atë pas kamerave, me premtimin për të arritur një zgjidhje midis palëve, për paratë apo premtimin për t’i paguar ato./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...