Zejet trashëgohen: Argjendaria
Вставка
- Опубліковано 28 жов 2024
- Jo vetëm për të dokumentuar një program praktike që zgjati disa muaj, por sidomos për të shumëfishuar modelin e nevojshëm të të rinjve që përqafojnë zejet e trashëguara ndër breza, në kuadër të projektit By LEAP u realizua kjo video për argjendarinë.
Argjendari ose filigran quhet mjeshtria e krijimit me dorë të objekteve tredimensionale përmes punimit me fije të holla dhe kokrra metalesh të buta, si bakri, argjendi dhe ari.
Prodhimi i bizhuterive kalon përmes disa procesesh të mundimshme, të cilat nuk kanë ndryshuar që prej gati 6 mijë vjetësh.
Kjo traditë e lashtë në Shkodër po trashëgohet nga artizanet e reja, si këto që po bëjnë objektet e tyre të para në punishten “Margjelo”.