"Në restorant kanë ardhur dhe izraelitë",Tuci nga laguna e Patokut: Specialitet "karkalecin patate"
Вставка
- Опубліковано 5 лют 2025
- #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
“Opinion” ka qenë në lokalin e Zef Tucit, një mirditor, i cili arriti të blejë tokë në lagunën e Patokut dhe ka ngritur një restorant që vizitohet shumë nga të huajt. Ai ka treguar për gazetarin Blendi Fevziu rrugëtimin e tij në këtë zonë e po ashtu edhe një version të kulinarisë në Patok.
Tuci shprehet se restorantin që ai drejton e frekuentojnë më shumë shqiptarët. Ai shton se 40% e turistëve që vijnë në restorant janë të huaj, mes të cilëve edhe izraelitë.
“Ka 13 vjet që punoj vetë personalisht, të gjitha i bëj me gjithë punëtorët. Ky vit ka qenë shumë i mirë. Më shumë shqiptarë kemi pasur. Të huajt 40%, janë me kombësi italiane, grekë, gjermanë, izraelitë.”
Zef Tuci ka treguar specialitetet e restorantit të tij, ku ka veçuar “karkalecin patate”.
Zef Tuci: Specialitet kemi të gjitha prodhimet e peshkut të lagunës dhe një pjesë të detit. Këto janë prodhimet e detit.
Blendi Fevziu: Punoni dhe me krudot?
Zef Tuci: Po. Në Adriatik janë 2 lloj karkalecash, i bardhi dhe tigri. Ky është karkalec i bardhë, në gjuhën popullore, quhet “karkalec patate”. Ky është shumë i shijshëm.
Blendi Fevziu: Si mo, “karkalec patate”? Të vij ta shikoj se “karkalec patate” nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.
Zef Tuci: Atje nga Kavaja e quajnë “patate”.
Blendi Fevziu: Është i shijshëm ë?
Zef Tuci: Do ta provojmë.
Gjatë vizitës së Patok, gazetari Blendi Fevziu ka takuar një çift holandezësh që kanë vizituar Shqipërinë, të cilët kanë treguar eksperiencën e tyre në vendin tonë.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Njerez qejfi me horizont tregetar te thjeshte e zemer te mire zoti ju a befte mbare dhe shendet.
Brravo Zef djali super perkushtim klijëteve, te pershendes shok.
Bravo o Zef prrallore mrekulli as ne Europe nuk e gjen.. respekte.
Rrespekte Zef Tuci
Do vim o zef tuca
Zef tuci super biznesmen super njeri
Toke e zanun