Byrek me kungull dhe djath nga zonja Vjollca
Вставка
- Опубліковано 5 вер 2024
- #rrezedielli #reportTV
Byrek me kungull dhe djath
Përbërësit:
1 pako peta
1 kg kungull të njomë
1 1/2 lugë gjelle miell
1 gotë qumësht
4 kokrra vezë
50 gjalp dhe 50 ml vaj
200 gr djath të bardhë
borzilok ose kopër
kripë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë kungullin dhe e grijmë atë në rende nga ana më e trashë. E spërkatim me pak fare kripë dhe e lëmë të pushojë 5-10 minuta. Më pas e kullojmë mirë meduar ose me një kullesë dhe e vendosim në një task u do të përgatisim mbushjen e byrekut. Shtojmë 1 1/2 lugë gjelle miell dhe 1 gotë qumësht, 4 lugë gjelle yndyrë ( gjalp dhe vaj, vezët e rrahuara, djathin të thërrmuar, rregullojmë shijen me kripë e përziejmë dhe ën fund aromatizojmë me borzilok ose kopër të freskët. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë poshtë saj 3 petë duke I spërkatur në cdo dy petë. Ruajmë 3 petë për të mbuluar byrekun në fund dhe petët e tjera I vendosim të rrudhura shumë duke mbuluar pjesë pjesë të gjtihë sipërfaqen e tepsise. Pasi të nivelojmë me petë të rrudhosura e spërkatim mirë me yndyrë dhe më pas lugë lugë shpërndajmë të gjithë mbushjen duke bërë që hapsirat e rrudhave të mbushen me kunguj vezë dhe djath. E mbulojmë me 2 petë e spërkatim me yndyrë e në fund vendosim petën e fundit dhe spërkatim lehtë. Kthejmë anët dhe vendosim tepsinë ën furrë në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furr e mbulojmë me pecetë e lëmë të ftohet pak duke e shërbyer të vakët. Të shoqëruara me supë ose kos.
Bravo z.Vjollca jeni super në gatim ''Bravo'' Greqi❤❤❤❤❤❤😂😂😂😂😂🎉🎉🎉🎉
Te lumshin duart zonja Vjollca
The lumte❤
Të lumshin duart dhe ju bëft mir
Te lumshin duart
Te lumshin duart je persone per gatime
Te lumshin duart je guzhinjere dhe nje grua e mrekullushme te ndjek gjithmon
Zonja Vjollca, mirë po dhe ju mbani pak dietë kur gatuani....
77
Harruat tna tregoni dhe tempereturen qe piqet byreku me kungull! Temp. Ka shume rendesi se te tjerat kapen!
🎉
M loop
Kur esht prezent moderatorja vetem ju shikojme se nuk e degjojme dot nderhyrjen!