GJIROKASTRA - kështjella, pazari, rrugicat me kalldrëm, shtëpitë e famshme
Вставка
- Опубліковано 4 лют 2025
- Gjirokastra, ose siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është një qytet i veçantë ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpi prej guri që ngrihen mbi njëra-tjetrën.
Kalaja e Gjirokastrës përmendet për herë të parë si qytet -kështjellë në vitin 1336, kur ishte qendra e feudalëve shqiptarë të Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit, megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e saj është më e hershme.
Poshtë mureve të kalasë gjendet pazari dhe shumë shtëpi të larta me arkitekturë unike të familjeve vendase të shquara, në rrugët me kalldrëm të qytetit. Prej ballkoneve të tyre mund të shihet deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë të mrekullueshme në anën lindore të qytetit.
Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpalli “qytet muze”. Në Gjirokastër mund të vizitoni Muzeun Kombëtar të Armëve, Muzeun Etnografik e një sërë banesash karakteristike si Zekatet, Babametot, Angonatet, Dulajt, shtëpinë muze të Kadaresë etj.
Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005.
Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968, ku performojnë çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Në rrethinat e Gjirokastrës gjenden qytetet antike të Antigonesë dhe Adrianopolit si edhe disa bukuri të rralla natyrore si Liqeni i Viroit dhe Kanioni i Lengaricës.
-
Video ekskluzive, reportazhe dhe dokumentarë nga Shqipëria dhe bukuritë e saj: bregdeti, malet, qytetet dhe fshatrat, sitet arkeologjike, bukuritë natyrore, traditat, kultura...
STORY VIDEO ALBANIA - Premium Video Library Featuring Albania's Gems and Wonders
Tiktok @stockvideoalbania