Turli me mish të grirë në furrë nga zonja Vjollca

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 10 лют 2025
  • #rrezedielli #reportTV
    Turli me mish të grirë në furrë
    Përbërësit:
    400 gr mish të grirë
    2 qepë mesatare
    4 patate
    4 speca
    2 patëllxhanë
    4 domate mesatare
    6 thelpinj hudhra
    kripë dhe piper të zi
    1 lugë çaji piper të kuq
    1 lugë çaji kumin
    trumzë ose rozmarinë
    1 filxhan kafe vaj ulliri
    1 filxhan çaji pure domate
    1 filxhan çaji ujë
    Përgatitja:
    I presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. I vendosim në një tepsi mesatare së bashku me mishin dhe kripë, piper të zi dhe erzat, vaj. I përziejmë me duar mirë I nivelojmë në tepsi. Në një tas përziejmë pure domate ose 1 lugë gjelle salcë koncentrat, 1 filxhan çaji ujë I përziejmë dhe e shpërndajmë mbi përbërësit që niveluar në tepsi. Lagim me ujë një letër pjekje dhe e shtrydhim e mbulojmë tavën dhe e vendosim atë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40 minuta. E nxjerrim kur në tepsi të jetë përthithur komplet lagështirën. E servirim të ngrohtë.

КОМЕНТАРІ • 11