Shije Shtëpie - Fërgesë Tirane nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 11 жов 2023
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    500 gr mish viçi (tul)
    2 thelpinj hudhër
    1 qepë (mesatare)
    Gjalpë + vaj ulliri
    1 lugë gjelle miell misri
    1 lugë gjelle miell gruri
    1 lugë gjelle salcë domate
    Pak piper të kuq ( ose pikant )
    Nenexhik ose rigon
    4-5 lugë gjelle gjizë
    Presim copat e mishit në kubikë të vegjël dhe në një tenxhere me një lugë çaje gjalpë dhe dy lugë gjelle vaj kaurdisim mishin, derisa të marrë ngjyrë të verdhë. Shtojmë ujë sa të mbulojë dhe e lëmë që të ziejë plotësisht. Ndërkohë në një tigan të thellë pa yndyrë vendosim qepën të grirë shumë hollë me pak kripë, e mbulojmë me kapak që qepa të djersijë në temperaturën mesatare.
    Më pas shtojmë dhe këtu pak gjalpë dhe vaj. Kaurdisim qepën sa të tretet. Shtojmë hudhrat e grira imët e më pas miellin e grurit dhe të misrit. I përziejmë për dy minuta, shtojmë erëzat, salcën dhe më pas mishin e zierë. Së bashku me lëngun e mishit ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë pak derisa shohim që lëngu trashet. Fikim zjarrin dhe në fund shtojmë gjizën.
    E përziejmë ngadalë e më pas transferojmë nga tigani në tavën e dheut të ngrohtë më parë në furrë. Pasi nivelojmë fërgesën në tavën e dheut e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 15 minuta.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
  • Комедії

КОМЕНТАРІ • 1

  • @bujarcano6445
    @bujarcano6445 5 місяців тому

    Vertet ate qe di per fergesen e Tirones
    Te lumshin duart