Rreze Dielli - Tave dheu me mëlçi nga zonja Albana

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 бер 2022
  • #rrezedielli #reportTV
    Tavë dheu me mëlçi
    Përbërësit:
    3 lgj gjizë
    2-3 lgj vaj ulliri
    300 gr mëlçi
    300 ml lëng mishi me copëza
    1 lgj piper i kuq, piper djegës, piper i zi
    1 lgj miell misri
    1 kokërr qepë
    6 thelpinj hudhër
    1 lgj salcë domate
    1 lgj gjalpë
    1 tufë majdanoz
    Kripë
    Përgatitja:
    Mëlçitë pasi i kemi lare mirë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere vendosim pak mish viçi të ziejë për të përftuar buljonin.
    Në një tigan kaurdisim mëlçitë për pak minuta, më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët. E ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates dhe e lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta.
    Në një enë tjetër tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojme tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë lartë do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë.
    Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 9

  • @DashurieKonduri
    @DashurieKonduri Місяць тому +1

    Te lumshin duart Albana super e shishme❤

  • @shpresafalli1733
    @shpresafalli1733 3 місяці тому

    Brrava z
    Albana je nje ammise e mire❤

  • @YlliMemaj
    @YlliMemaj Рік тому +1

    Marshallah te lumshin Duart Albana👍👏👏👋

  • @NatashaSemanjaku-wg4dc
    @NatashaSemanjaku-wg4dc 10 місяців тому +1

    Albana,duke gatuar dhe duke prezantuar gjithe perberesit sipas radhes. Niki! Balta eshte gjinija femerore dhe thuhet tave balte , jo tave balti, thjeshte tingellon keq. Jeni shume te mira.❤😂

  • @elviradurrsi2718
    @elviradurrsi2718 Рік тому +1

    Te lumshin duart Albana

  • @tiranatirana7125
    @tiranatirana7125 2 роки тому +1

    Ju lumshin duart

  • @sherifdervishaj8258
    @sherifdervishaj8258 Рік тому +1

    Ç(Y,ë😊0ç për

  • @lefisallata206
    @lefisallata206 11 місяців тому

    E kuptoj kte zonjen qe gatuan dhe gatuan shume mire, Po kjo there's cmut do aty?