Ka nje mesazh per ty - Blerina “i ngrin gjakun” burrit italian! (10 Janar 2021)
Вставка
- Опубліковано 16 лис 2024
- #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar një grua e quajtur Blerina e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Që në moshë 13 vjeçe asaj i janë ndarë prindërit dhe në gjyq ajo ka zgjedhur të jetonte me babain e saj sepse ishe shumë e lidhur me të. Sipas Blerinës, vendimi që mori në gjyq nuk u pranua lehtë nga nëna e saj e cila nuk ia ka falur kurrë faktin që vendosi të jetojë më të atin.
Blerina: Unë jam vajzë Durrësi, lindur dhe rritur në Durrës, që e vogël mu ndanë prindërit në moshën 13-vjeçare dhe për këtë arsye ne kemi jetuar me babin. Mami filloi divorcin dhe ne akoma e nuk e dimë arsyen sepse kemi qenë të vegjël. Problemi është se mami nuk ma ka falur kurrë faktin që thashë në gjyq se do shkoj me babin.
Ardit Gjebrea: Po pse the në gjyq që do shkosh me babin?
Blerina: Si më e përkëdhelur nga babi, ti e di që gocat çmenden pas babait, edhe vajza ime e vogël çmendet pas të atit.
Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ishit ju atëherë?
Blerina: Unë kam një vëlla më të vogël që e dua shumë, ai është jeta ime.
Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë kësaj kohe ju jetuat me babin?
Blerina: Me babin, xhaxhain dhe gjyshen.
Ardit Gjebrea: Deri në çfarë moshe?
Blerina: Deri në moshën 26 vjeç.
Ardit Gjebrea: Për cilin motiv vendose që t’i bashkoheshe mamit?
Blerina: Në 2010 që u hapën vizat unë shkova tek mami. Kur i vdiq burri mamit…
Ardit Gjebrea: Pse mami u martua prapë?
Blerina: Mami u martua prapë pas 5 vitesh që na priti neve, ne nuk shkuam dhe shoqja e saj e martoi me një italian.
Ardit Gjebrea: Dhe është akoma me atë?
Blerina: Jo ka vdekur në 2010. Ka vdekur në momentin që u hapën vizat dhe unë që mos ta lija mamin vetëm, kam qenë e para që kam hipur në traget. Aty mami kishte një komshie përballë dhe burri i saj që është babai i Antonios, punonte në një firmë me burrin e mamit tim Luigjin.
Ardit Gjebrea: Pra Antonio është bashkëshorti yt?
Blerina: Po Antonio është bashkëshorti im.
Ardit Gjebrea: Ti u njohe me Antonion.
Blerina: U njoha me Antonion një ditë kur e shika pushim tek restoranti që punoja në Itali sepse sa shkova fillova të punoj në restorant. Antonio parkonte gjithmonë makinën poshtë ballkonit të mamit. E pashë alamet djali, për ta pirë në kupë. I thashë hajde brenda pimë kafen dhe bisedojmë dhe gjëra të tilla. Ai ngeli sepse është shumë i turpshëm si tip dhe është tip i mbyllur. Më tha në rregull, erdhi brenda, pimë kafen, dolëm në darkë në një koncert që u bë aty afër po atë ditë që u njohëm. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... - Розваги