Ka nje mesazh per ty - Historia e patreguar e Hanes (17 Prill 2022)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 16 кві 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Për 26 vite, që prej moshës 16-vjeçare kur babai e dërgoi në shtëpinë e bashkëshortit, Hana mbajti peshën e dhimbjes. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo rrëfen historinë e saj pa e ditur që mbesa e saj po e dëgjon nga ana tjetër e studios “E diela shqiptare”në Tv Klan. Pas martesës për të shpëtuar vëllanë, Hana nuk mban mend asnjë kujtim të lumtur. Bashkëshorti i saj, i cili kërkoi me aq ngulm të martohej me të kur ishte fare e mitur, pavarësisht diferencës prej 30 vitesh në moshë, e keqtrajtonte dhe dhunonte në trajtë çnjerëzore.
    Hana: Jeta ime ishte lufta.
    Ardit Gjebrea: Si të trajtonte burri?
    Hana: Për pak gjë më rrihte, më rrihte kot.
    Ardit Gjebrea: Kur filloi dhuna dhe pse filloi?
    Hana: Si nisa të rritesha, doja të shkoja te nëna e babai, të rrija dy, tre ditë, në asnjë mënyrë, nuk më linte të shkoja. Shkoja në shtëpi filloja duke qarë, “pse s’më lë, dua të rri si vajzat e tjera”. “Jo, pale ku do të shkosh të martohesh”, thoshte.
    Ardit Gjebrea: Po vjehrra e shikonte?
    Hana: 20 vjet. Qante edhe ajo me mua.
    Ardit Gjebrea: Nuk e ndalonte dot?
    Hana: Çfarë t’i bënte ajo? Ishte vetëm.
    Ardit Gjebrea: Kishit fëmijë?
    Hana: Të bënim fëmijë na mbronin fëmijët, por s’kishim fëmijë.
    Ardit Gjebrea: Pra për 25 vjet ishit vetëm ju të dy?
    Hana: Në ’95, gjatë dimrit, që filloi u prish qeveria, shteti, ai thoshte “do martohem”, “si do martohesh ore?”, e gjeti, me motrën e tij, shkoi e solli në shtëpi.
    Ardit Gjebrea: Po ti ishe në shtëpi ndërkohë?
    Hana: 3 muaj kemi ndenjur bashkë.
    Ardit Gjebrea: Me atë gruan?
    Hana: Po.
    Ardit Gjebrea: Po si sillej me ty, si sillej me të?
    Hana: Atëherë filloi të më rrihte 4-5 herë në ditë.
    Ardit Gjebrea: Në sy të saj?
    Hana: Asaj i binte të fikët sapo më rrihte mua./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •