Mirë se vjen, Merhaba ~ Hafiz Ibrahim Dalliu / Dervish Spirit live in Cloud Fest, Tirana, Albania
Вставка
- Опубліковано 9 лют 2025
- Qabja e madhnueshme po priste,
Që njeriu i miresise
Ta pastronte, ta stoliste
Vendin e shenjt' të njerëzisë.
Leu në zemer t'Arabisë
Porsi Dielli në mëngjes,
I dha shpresë gjithësisë
Si trëndafili me vesë.
Kur ka le, aman o Zot,
Sa gëzim i madh u - bë,
Gjith i than' tuj derdhun lot,
Mirëse erdhe, merhaba.
Mirë se vjen Resul i pritun,
Mirë se vjen për botën mbarë.
Zoti ty t'ka porositun,
Ta udhëheqësh pa e ndarë.
Mirë se vjen o Rob i Zotit,
Mirë se vjen o Nur'i Tij,
Ti je shpresa e kahmotit,
Vetëm ti je, vetëm ti.
لا إله إلا الله محمد رسول الله
La ilaha illa Allah, Muhammad rasul Allah
Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952)
.........
Chant en albanais pour le bien-Aimé Prophète Muhammed ﷺ par Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952) de Tirana sur une mélodie traditionnelle andalouse.
La Kaaba attendait,
l'homme de toute bonté.
Afin d'embellir et de purifier
ce lieu saint de l'humanité.
Née au coeur de l'Arabie
comme le soleil du matin,
Miséricorde pour les mondes,
parfum de rose qui nous inonde.
Quand tu es née, ô mon Seigneur,
Quelle joie infinie pour nous.
Toute l'humanité a versé des larmes,
En te souhaitant la bienvenue.
Bienvenue Rasoul, ô bien-aimé,
Bienvenue dans le monde entier....
La Présence Divine t'a ordonnée,
de le diriger sans diviser...
Bienvenue ô serviteur de Dieu,
Bienvenue dans Sa Lumière,
Tu es l'espoir de toujours.
Toi, seulement toi....
لا إله إلا الله محمد رسول الله
La ilaha illa Allah, Muhammad rasul Allah
Hafiz Ibrahim Dalliu de Tirana, Albanie (1878-1952)
_______
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte teologu, përkthyesi, poeti, publicisti, mësuesi dhe aktivisti i mendimit islam shqiptar, mishërimi i binomit “Fe-Atdhe”, duke bashkëjetuar në të njëjtën kohë e vend dhe duke plotësuar njëra tjetrën.
Ky mendimtar i përkushtuar tiranas ndihmoi në fitimin e pavarësisë së qytetit rreth dy ditë para shpalljes së Pavarësisë kombëtare më 28 nëntorin e 1912-s. Kur u rikthye në atdhe pas studimeve të ndjekura në Stamboll militoi për krijimin e shkollës së vajzave në Tiranë, nga ku doli një plejadë e tërë mësuesesh.
Hafiz Ibrahim Dalliun e ndeshim ngado ku flitet për çështje atdhetare dhe arsimore, siç ngjau në Kongresin e Elbasanit më 1909-n, ku u vendos hapja e Shkollës Normale. Do të ishte pjesë edhe e Kongresit të Bashkimit Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Lidhjes Kombëtare dhe pjesë përbërëse e Asamblesë Kombëtare më 1943-shin (kjo pjesëmarrje do të ndikonte edhe në burgosjen e tij fill pas marrjes së pushtetit nga komunistët).
Dalliu do të mbahet mend edhe si autor i një sërë shkrimesh, kryesisht të natyrës atdhetare dhe fetare. "Grenxat e kuqe të Tiranës", "Besimet e myslimanëve", "Dhanti e Ramazanit", "Udha muhamedane", "Dokrrat e hinit", "Patriotizma në Tiranë", "Ç'është Islamizmi" etj.
6
Arrangement Dervish Spirit
Saz & singer Enris Qinami
Semazen : Derviche Omar
Daf : Christophe Souron
Vidéo 📹 Ikballe Berisha Huduti
CloudFest Reja
Tirana, Albania 27/05/2022