Top Channel/ “Fondet amerikane, SPAK nuk rrezikon”, Greminger: Bllokimi vetëm në disa shtete
Вставка
- Опубліковано 6 лют 2025
- Ndërprerja tremujore e fondeve amerikane nuk ndikon në reformën në drejtësi në Shqipëri sipas diplomatit e ekspertit ndërkombëtar Thomas Greminger.
Në një intervistë për Top Channel, ish sekretari i OSBE në Vjenë, vlerëson se bllokimi i financimeve do të jetë në disa sektorë dhe jo për shtete specifike.
“Nëse i referohemi mënyrës së të menduarit brenda rrethit të Trump-it, nuk shoh ndonjë rrezik të madh për Spakun, për një nismë të rëndësishme si reforma në drejtësi. Mendoj se nuk është ndërprerje për një vend të caktuar, por më tepër për fusha të veçanta. Çdo gjë që promovon diversitetin, çështjet gjinore, kontrollin e lindjeve - këto janë tema të ndjeshme për filozofinë ‘Make America Great Again’, mbi të cilën mbështetet Presidenti Trump. Kështu që në këto fusha pres shkurtimet më të mëdha të fondeve. Megjithatë, nuk besoj se do të shohim rajone të tëra të shkëputura nga financimet, përveç rasteve kur më vonë Presidenti Trump mund të vendosë se ato ‘po sillen keq’. Kjo mbetet një mundësi, por në afatin e shkurtër nuk shoh rrezik që vende të veçanta të përjashtohen plotësisht”, tha Thomas Greminger.
Në mendimin e ambasadorit Greminger, vemendja e Donald Trump nuk do të jetë drejt Ballkanit, ndaj ai nuk ka pritshmëri për zhvillime të menjëhershme në lidhje me përparimin e dialogut Kosovë Serbi.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Greminger#TopChannelNews