Ka nje mesazh per ty - Nuk e lane ne jetimore, sot i falenderon (31 Tetor 2021)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 30 жов 2021
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e njohur nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan këtë herë mori mesazhin e Laurës, një vajze 20-vjeçare nga Kavaja. Me një histori të trishtë mbi shpatulla, Laura rrëfen se nëna e saj ndërroi jetë kur vajza ishte vetëm 5-muajshe, ndërsa dy motrat e saj 2 dhe 4 vjeç. Babai i saj u largua në emigrim së bashku me vajzën e madhe, ndërsa dy të tjerat u rritën nga gjyshërit e tyre.
    Gjyshërit janë edhe arsyeja e ardhjes së Laurës. Ata kanë sakrifikuar shumë për vajzat duke u përpjekur të mos iu mungonte asgjë gjatë rritjes së tyre, të mos ndiheshin të ndara nga fëmijët e tjerë, me aq mundësi të pakta sa kishin e megjithatë, Laura thotë se ndihet krenare për çfarë i kanë dhënë, ndaj mesazhi i saj është mirënjohja:
    Laura: Kam ardhur për t’iu dhënë një mesazh që doja t’iu falenderoja për gjithçka që keni bërë për mua dhe për motrat e mia. E di që keni kaluar një fazë të vështirë tani për punën e dajës, por mos u mërzisni sepse daja është shumë mirë.
    Ardit Gjebrea: Cili është problemi me dajën?
    Laura: Daja është ndarë nga nusja dhe është pa dy fëmijët e tij, ndaj doja t’iu thoja në emër të tij “mos u mërzisni” sepse është shumë mirë./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •